Kronika 25 January 2026, 13:55 Nga VNA

U vra me çekiç, familja e Petrit Ndout mohon vrasjen për konflikt personal: U vra pabesisht

Ndaje në Whatsapp
U vra me çekiç, familja e Petrit Ndout mohon vrasjen për

Familja e Petrit Ndout, i cili u vra me çekiç nga i dyshuari Andis Vokrri, ka dhënë një tjetër version të ngjarjes, duke theksuar se viktima humbi jetën duke ndërhyrë për të shpëtuar persona të moshuar dhe jo si pasojë e një konflikti personal.

Sipas Gjystina Ndout, gruaja e të ndjerit, zbulon se ngjarja ndodhi rreth mesnatës, teksa ata po ktheheshin nga një festë familjare në Bushnesh. Gjatë rrugës, ata panë dy automjete të bllokuara nga një mjet tjetër, drejtuesi i të cilit po ushtronte dhunë verbale dhe fizike ndaj personave brenda, të cilët ishin të moshuar.

Petrit Ndou zbriti nga makina për të ndërhyrë dhe për t’i ndihmuar, duke i kërkuar agresorit të ndalonte dhunën. Ai arriti t’i nxirrte të moshuarit nga rreziku, duke i orientuar automjetet e tyre të largoheshin në një vend të sigurt. Pas këtij momenti, nga makina e agresorit zbritën edhe dy persona të tjerë dhe situata u përshkallëzua.

Gjystina Ndou shprehet se agresorët vazhduan dhunën, i morën çelësin e automjetit Petrit Ndout, e goditën makinën dhe e shtynë atë. Nga frika se mund të armatoseshin, çifti u fsheh për disa minuta dhe njoftoi policinë dhe familjarët për ndihmë.

Më pas, Petrit Ndou u kthye drejt automjetit të tij, duke menduar se agresorët ishin larguar. Pak çaste më vonë, ai u godit në pabesi nga pas, në kokë, me një çekiç, duke humbur jetën në vend.

Sipas dëshmisë, pas ngjarjes njëri nga agresorët tentoi të gjente edhe Gjystina Ndoun, por u largua me mbërritjen e familjarëve të saj. Policia mbërriti në vendngjarje dhe arrestoi në flagrancë të dyshuarin Andis Vokrri.

Familja e viktimës thekson se Petrit Ndou humbi jetën në përpjekje për të mbrojtur të tjerët nga dhuna.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme