
SPAK sekuestron miliona euro pasuri të Jetmir Pepës, i cili u shpall në kërkim si kreu i një grupi kriminal që trafikonte kokainë.
Bëhet fjalë për kompani, HEC, hotele apartamente dhe sipërfaqe toke. Grupi i drejtuar nga Pepa u godit sot nga SPAK dhe në total u firmosën 11 urdhër arreste.
Disa prej të dyshuarve janë vënë në pranga. Aksioni është në vijim.
Pasuritë e sekuestruara:
Shoqëria “Pepa Group” me seli qendrore në Kashar, Autostrada Tiranë-Durrës km6
Shoqëria “HEC ARSTI” me seli qendrore në Shkodër, Fierzë
Shoqëria “B.I.V” shpk, me seli qëndrore Lezhë, Rubik fshati Fan, 50 për qind të aksioneve që i përkasin ortakut të Pepa Group
Shoqëria “Shëngjini 2013” shpk, me seli qëndrore Lezhë, në masën 50 për qind të cilët i përkasin ortakut Pepa Group
Shoqëria “Oxford Hotel”, shpk, njësia Bashkiake nr.1, duke përfshirë çdo pasi të luajtshme dhe të paluajtshme, asete, të drejta ndaj të tretëve, pjesë e kapitalit të shoqërisë
Shoqëria “Maison Nuve Aesthetics”, me seli qëndrore Tiranë
E.DK.AL” shpk, me seli në Ishull-Shëngjin, me emrin tregtar Soluna
Në total janë sekuestruar 231 pasuri, shoqëri tregtare, sipërfaqe toke, apartamente, njësi tregtare, apartamenteve, llogari bankare të shoqërive dhe në emër të individëve dhe automjete luksoze






















