Kronika 12 September 2025, 14:56 Nga VNA

U plagos në atentatin e Shkodrës, kamarierja Meri Kaceri i nënshtrohet operacionit tek Trauma

Ndaje në Whatsapp
U plagos në atentatin e Shkodrës, kamarierja Meri Kaceri i

E mbijetuara e masakrës së Shkodrës, Meri Kaceri i është nënshtruar ditën e sotme në Spitalin e Traumës, një ndërhyje kirurgjikale, për shkak të dëmtimit që pësoi në krah nga breshëria e plumbave që derdhi mbi ta Ragip Gila.

Kaceri kishte pësuar dëmtime të shumta dhe rrezikonte humbjen e krahut, por për fat, mjekët kanë mundur të bëjnë ndërhyrjen dhe sipas familjarëve operacioni ka dalë me sukses. Meri Kaceri mbeti e plagosur në lokalin ku punonte si kamariere.

Në të njëjtën ngjarje, mbeti i plagosur edhe Erogen Vaso, lidhje e grupit kriminal Bajri, ndërsa u vranë Armando Pali dhe Liridon Kraja alias Lushi. Sipas hetuesve, shënjestër ishte Erogen Vaso dhe dyshohet se krimi u urdhërua nga grupi kundërshtar.

Bajrat dhe Licët janë në përplasje të forta prej vitesh. Ragip Gila është arrestuar për krimin makabër, ndërsa janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij, Barush alias Bajram Bregu dhe një 17-vjeçar.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme