Kronika 29 January 2026, 16:06 Nga VNA

U pagua për të vrarë vëllezërit Bami, GJKKO lë në burg Jozi Krajën

Ndaje në Whatsapp

U pagua për të vrarë vëllezërit Bami, GJKKO lë

Gjykata e Posaçme vendos të kyçë në qeli Jozi Krajën, i cili akuzohet se përgati kushtet për të vrarë vëllezërit Durim e Valter Bami për llogari të ish-deputetit socialist Arben Ndoka.

Sipas vendimit të gjykatës, i pandehuri akuzohet për veprat penale: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Durim Bami dhe Valter Bami, e kryer në bashkëpunim të veçantë në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” në formën e pjesëmarrjes, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Kraja u ekstradua nga Zvicra tri ditë më parë dhe tani do të qëndrojë në një paraburgim të sigurisë së lartë në pritje të gjykimit. Grupi kriminal u godit nga SPAK pas zbërthimit të komunikimeve të platformës së koduar Sky ECC.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme