Kronika 26 September 2025, 07:26 Nga VNA

“U morën celularët e vartësve”/ Lala tregon si ra në “rrjetën” e SPAK kryebashkiaku i Kolonjës

Ndaje në Whatsapp
“U morën celularët e vartësve”/ Lala tregon si ra

Dy ditë më parë, kryetari i bashkisë së Ersekës, Erion Isai, u mor i pandehur nga SPAK-u. Gazetarja Klodiana Lala, zbuloi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV akuzat ndaj Isait, që lidhen me rrugën Korçë-Ersekë dhe një ujësjellës në Korçë dhe tha se për këto prokuroria ka edhe bisedat e eprorit me vartësit.

“Është një kallëzim për rrugën Korçë-Ersekë, sepse kjo rrugë është shembur disa herë dhe ka patur probleme me rritjen e kostove.

Zoti Isai akuzohet për veprën penale të “shkeljes së barazisë në tendera” dhe janë marrë të pandehur edhe 7 zyrtarë të tjerë dhe një përfaqësues i kompanisë që ka fituar tenderin. Njëra ka të bëjë me rrugën Korçë-Ersekë në favor të kompanisë fituese dhe tjetra ka të bëjë me ndërtimin e një ujësjellësi në zonën e Korçës. Zoti Isai është marrë i pandehur dhe i është komunikuar akuza bashkë me personat e tjerë. Pjesa tjetër për shpërdorimin e detytës, falsifikimin e dokumenteve dhe të korrupsionit, janë veçuar dhe hetimi për këtë pjesë është duke vijuar.

Aty ka edhe komunikime. Në momentin që zoti Isai është marrë në pyetje dhe janë marrë celularët e vartësve dhe të anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave, zonja që është vartëse komunikon se si plotësohen dokumentet dhe kur janë analizuar me procedurat tenderuese, sipas prokurorëve ka shkelje.”- tha Lala./TPZ

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme