Kronika 11 November 2025, 17:29 Nga VNA

U kthye nga Barcelona për t’u vrarë: Atentati mafioz në Rinas dhe hakmarrjet mes bandave të Tiranës dhe Durrësit

Ndaje në Whatsapp

U kthye nga Barcelona për t’u vrarë: Atentati mafioz në
Gilmando Dani sapo kishte prekur tokën shqiptare. Në mesditë ai kishte fluturuar në linjë direkte nga Barcelona në Rinas.

Në derën e aeroportit e priste Muçi Shaljani alias Sheqeri, një agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, që do ta shoqëronte drejt shtëpisë. Dani ulet në vendin e parë të makinës që drejtohej nga agjenti i AMP-së. Makina ishte në emër të Elvis Kosovës, i njohur si Visi i garave.

Sapo makina doli tek rrethi i Rinasit, një makinë në ndjekje të tij për disa metra është vendosur nga një automjet tjetër “Toyota” me targa greke dhe prej andej është qëlluar në drejtim të tyre. Kur makina me të cilën udhëtonte Dani është ndaluar, njëri nga ekzekutorët ka dalë nga “Toyota” dhe i është afruar 47-vjeçarit duke e qëlluar për vdekje. Pra, toga e pushkatimit e donte me çdo kusht të vrarë Danin.

Pasi makina e vrasësve largohet me shpejtësi drejt Urës së Gjolës, policia dhe kalimtarë rastësorë thyejnë xhamin e makinës. Brenda saj, Dani kishte ndërruar jetë, ndërsa agjenti i AMP-së u transportua për në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Automjeti i vrasësve u gjet i djegur në fshatin Halil dhe brenda tij u konstatuan 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në ngjarje.

Kush ishte Gilmando Dani?

U kthye nga Barcelona për t’u vrarë: Atentati mafioz në

Njihej si një ndër njerëzit më besnikë të Emiljano Shullazit. Ai u dënua me 12 vite burgim për gjobëvënie ndaj biznesmenit të kompanisë “Saudi Brothers Company”, Ylvi Beqja. Grupi kriminal që vinte gjoba drejtohej nga Emiljano Shullazi, që u dënua me 14 vite burg. Dani u lirua në tetor 2024 nga burgu, ndërsa miku i tij Shullazi ndodhet në paraburgim pasi po gjykohet për vrasjen e Vajdim Lamajt dhe Artan Arsit në 2005 në Tiranë, si dhe po hetohet nën dyshimet për sigurim të kushteve për të vrarë Marklen Hakën.

Dani i ka mbijetuar dy atentateve, ndërsa ishte proceduar disa herë për mbajtje pa leje të armëve.
Pista kryesore e vrasjes së tij është ajo e larjes së hesapeve mes bandave kriminale. Grupi Shullazi ishte në përplasje me Marklen Hakën e Durim Bamin — ky i fundit i njohur si “i forti i Niklës” — si dhe me grupin e Xhevdet Troplinit, të njohur si Poja i Durrësit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme