Kronika 1 November 2025, 15:10 Nga VNA

U ekstradua nga Shqipëria/ Gjendet i vdekur në burg “mbreti” i kriptomonedhave Faruk Fatih Özer

Ndaje në Whatsapp
U ekstradua nga Shqipëria/ Gjendet i vdekur në burg

Faruk Fatih Özer, i njohur si “mbreti” i kriptomonedhave dhe themelues i platformës së dikurshme “Thodex”, është gjetur i pajetë në qelinë e tij në burgun e Tekirdagut, në perëndim të Turqisë.

Sipas raportimeve të mediave turke, trupi i tij u zbulua gjatë kontrolleve rutinë nga oficerët e burgut. Ai ishte varur në banjën e qelisë dhe, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve mjekësore, nuk mundi të shpëtohej. Autoritetet kanë hapur një hetim zyrtar për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes, ndërsa pista kryesore që po shqyrtohet është ajo e vetëvrasjes.

Lajmi është konfirmuar nga transmetuesi shtetëror turk TRT, ndërsa autopsia pritet të sqarojë shkaqet e sakta të vdekjes.

Faruk Özer ishte arrestuar më 30 gusht 2022 në Shqipëri, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet turke. Ai u ekstradua në Turqi në prill të vitit 2023, ku në shtator të po atij viti u dënua me 11.196 vite burg për akuzat e pastrimit të parave, mashtrimit dhe krijimit të një organizate kriminale. Prokuroria kishte kërkuar fillimisht një dënim rekord prej 40.562 vitesh burg.

Themeluar në vitin 2017, platforma e tregtimit të kriptomonedhave Thodex u mbyll papritur në prill 2021, duke shkaktuar panik dhe zemërim tek mijëra investitorë. Sipas autoriteteve turke, kolapsi i saj solli një dëm ekonomik prej rreth 2 miliardë dollarësh, duke prekur afro 391 mijë qytetarë.

Faruk Fatih Özer, i lindur në vitin 1994, konsiderohej si organizatori i një prej skandaleve më të mëdha financiare në historinë moderne të Turqisë. Hetimet pritet të zbardhin nëse vdekja e tij ishte akt vetëvrasjeje apo lidhet me rrethana të tjera ende të panjohura.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme