Kronika 2 April 2026, 18:24 Nga VNA

U dyshua për vdekje natyrale, hetimet zbulojnë se 78-vjeçari në Korçë është vrarë nga persona të tjerë

Ndaje në Whatsapp

U dyshua për vdekje natyrale, hetimet zbulojnë se 78-vjeçari

Gëzim Vija, 78-vjeçar u godit për vdekje me sende të forta në banesën e tij në në fshatin Bulgarec. Fillimisht u dyshua se vdekja mund të kishte ndodhur për shkaqe natyrale, por hetimet zbuluan se ishte vrasje.

Në polici janë shoqëruar të gjithë familjarët dhe të afërmit e viktimës dhe po merren në pyetje si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.  Pista kryesore ku po heton policia është ajo e vjedhjes me pasojë vdekjen, edhe pse në banesë nuk janë konstatuar humbje të hollash apo sende me vlerë, dhe vrasje për motive të tjera.

Që prej mëngjesit policia është duke kryer kontrolle në zonë e po ashtu po mbledhin kamera sigurie, pavarësisht se janë të pakta, me qëllim për të përcaktuar dinamikën e ngjarjes dhe identifikojnë autorët e vrasjes së të moshuarit, si dhe motivet.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme