Kronika 5 December 2025, 10:07 Nga VNA

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, GJL kthen në Apel për rigjykim Ilir Selmanin, anëtarin e klanit Duka

Ndaje në Whatsapp

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, GJL kthen në Apel për rigjykim

Gjykata e Lartë prishi vendimin e Apelit të Posaçëm për të pandehurin Ilir Selmani, i akuzuar si bashkëpunëtorë në vrasjen në 2019 të ish-policit Santiago Malko, i njohur si krahu i djathtë i Ervis Martinaj.

Vendimi u mor në dhomë këshillimi nga kolegji penal i përbërë nga Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Medi Bici.

Ilir Selmani u dënua në 2023 me 28 vite burg. Ndërsa Apeli në atë kohë prishi vendimin për Elvis Gaçaj dhe e ktheu për rigjykim në GJKKO.

Për vrasjen e Santiago Malkos po gjykohen anëtarët e klanit Duka, mes tyre dhe kreu i klanit Leonard Duka. Dje Apeli i Posaçëm dënoi me 25 vite burg Blendi Tetën si bashkëpunëtor në të njëjtën ngjarje.

Klani vendosi dhe realizoi vrasjen e ish-policit pasi dështoi të vriste Martinajn, që rezulton i zhdukur pa gjurmë prej 2022.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme