Kronika 20 December 2025, 09:46 Nga VNA

U dënua me burg të përjetshëm për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, Kushtetuesja cakton datën për kërkesën e Arben Frrokut

Ndaje në Whatsapp

U dënua me burg të përjetshëm për vrasjen e

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën e shqyrtimit në seancë plenare të çështjes që lidhet me Arben Frrokun, i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Lartë për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj.

Më 17 shkurt 2026, gjyqtarët kushtetueses do të shqyrtojnë kërkesën e paraqitur nga i dënuari, i cili kërkon rihapjen e procesit gjyqësor. Frroku, për të cilin besohet se ndodhet në Holandë, ka kërkuar gjithashtu shfuqizimin si antikushtetues të vendimit nr. 73, datë 29.06.2015 të ish-Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe të vendimit nr. 443, datë 08.06.2017 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Në kërkesën e tij, ai pretendon kthimin e çështjes për rigjykim pranë gjykatës kompetente, me një trup tjetër gjykues.

Arben Frroku u shpall fillimisht i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila nuk e konsideroi të besueshëm rrëfimin e dëshmitarit të mbrojtur lidhur me atentatin e ndodhur në derën e banesës së komisarit Dritan Lamaj. Ky i fundit u vra në mënyrë brutale në shkurt të vitit 2013, pak ditë pasi ishte transferuar nga detyra e shefit të Komisariatit të Kombinatit në një pozicion specialisti.

Në Gjykatën e Apelit, Frroku u dënua me burgim të përjetshëm, por në atë kohë ai ishte larguar nga Shqipëria. Më vonë u konstatua se ai ndodhej jashtë vendit me identitet të rremë. Deri më tani, Arben Frroku nuk është ekstraduar.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme