Kronika 20 August 2025, 19:33 Nga VNA

Familja denoncoi humbjen e kontakteve/ Arben Ahmetaj: Daniel Shimën e kërcënuan të mbyllte gojën

Ndaje në Whatsapp
Familja denoncoi humbjen e kontakteve/ Arben Ahmetaj: Daniel Shimën e

Emri i Daniel Shimës, ish-zëvendësdrejtor i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, ka marrë një tjetër përmasë pas zhvillimeve të fundit. Ai për vite me radhë ka qenë numri dy i AKSHI-t, direkt pas Mirlinda Karçanajt, në një agjenci që menaxhon sistemet e teknologjisë dhe informacionit në të gjitha institucionet shtetërore. Shkarkimi i tij ndodhi në mars të vitit 2024, pikërisht në ditën kur Karçanaj u mor për disa orë në pyetje nga Prokuroria e Posaçme lidhur me tenderat me vlerë 43 miliardë lekë. Ky rast u lexua si një sinjal i fortë se Shima kishte dijeni për proceset e tenderimit dhe për mënyrën si ishin administruar fondet.

Një vit më parë, ai ishte vendosur nën mbrojtjen e Gardës së Republikës, një masë që merret vetëm kur institucionet e sigurisë vlerësojnë një rrezik real për jetën e një zyrtari. Megjithatë, publikisht nuk është dhënë kurrë një shpjegim i qartë pse Daniel Shima duhej të mbrohej dhe kush përbënte kërcënim ndaj tij.

Emri i tij doli në skenë edhe nga denoncimi i bërë muaj më parë nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj nga arratia, i cili deklaroi se Shima ishte kërcënuar të heshtte. Por nëse deri dje deklaratat e Ahmetajt përdoreshin kryesisht si referenca politike, sot situata ka marrë një kthesë shumë më të rëndë: familja e Daniel Shimës ka denoncuar zhdukjen e tij në polici.

Kjo e bën rastin edhe më të errët. Një ish-zyrtar i lartë i një agjencie strategjike, që ka mbajtur në dorë aksesin mbi të gjitha sistemet e informacionit të shtetit, i shkarkuar në rrethana të dyshimta, i vënë nën mbrojtje nga Garda dhe më pas i përfolur si i kërcënuar, tashmë rezulton i zhdukur. Çfarë dinte Daniel Shima? A ishte ai në dijeni të plotë për tenderat e shumëpërfolur të AKSHI-t? A u bë shënjestër për atë që mund të dëshmonte?

Denoncimi për humbjen e tij e shpallur nga familja nuk është thjesht një ngjarje personale, por një çështje me pasoja të drejtpërdrejta publike dhe institucionale.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme