Kronika 31 March 2026, 09:19 Nga VNA

U arrestua pas arratisjes së Altin Ndocit, Gjykata liron nga qelia ish-drejtorin e burgut

Ndaje në Whatsapp
U arrestua pas arratisjes së Altin Ndocit, Gjykata liron nga qelia

Gjykata e Durrësit ka vendosur këtë të hënë ndryshimin e masës së sigurisë për ish-drejtorin e IEVP-së, Indrit Cerloja, i cili ishte arrestuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës lidhur me arratisjen e Altin Ndocit.

Gjyqtari Xhevdet Lika ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për zëvendësimin e masës nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, duke e liruar kështu Cerlojan nga qelia.

Vendimi vjen pas kërkesës së vetë Cerlojas për një masë më të butë sigurie. 

Cerloja do të vijojë hetimin në kushte arresti shtëpie, ndërsa çështja ndaj tij mbetet ende në proces.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme