Kronika 5 September 2025, 12:28 Nga VNA

U arrestua në Republikën Domenikane, ja kush është Soni Pepa që kërkohet nga SPAK për trafik kokaine

Ndaje në Whatsapp
U arrestua në Republikën Domenikane, ja kush është Soni Pepa

Në Santo Domingo është arrestuar 40-vjeçari shqiptar Soni Pepa, i dyshuar për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës. Ai prej kohësh fshihej në Amerikën Latine, ndërsa u kap nga Interpoli me një pasaportë shqiptare, dokumente italiane, pesë telefona të koduar dhe një shumë parash cash.

Pepa ishte shpallur në kërkim nga SPAK dhe emri i tij lidhet me një ngarkesë prej 11 tonësh kokainë, nga të cilat 600 kilogramë u sekuestruan në Roterdam, më 7-8 nëntor 2020. Hetimet ndërkombëtare e lidhin gjithashtu me financimin e 10 kilogramëve të tjerë kokainë në të njëjtin qytet.

Sipas raporteve, 40-vjeçari ishte pjesë e një grupi kriminal transnacional, që vepronte në disa vende të Evropës dhe Amerikës së Jugut, me qëllim trafikimin e sasive të mëdha të narkotikëve. Ngarkesa e kapur ishte nisur nga porti i Villetas në Paraguai, me destinacion final portin e Antverpit në Belgjikë.

Pas arrestimit, Pepa është dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme të Imigracionit në Santo Domingo, ku po përgatitet deportimi i tij në koordinim me OCN-INTERPOL.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme