Kronika 9 September 2025, 12:15 Nga VNA

U arrestua në Republikën Domenikane, GJKKO lë në burg Vilson Pepën

Ndaje në Whatsapp
U arrestua në Republikën Domenikane, GJKKO lë në burg Vilson

Gjykata e Posaçme i komunikoi masën e sigurisë “arrest me burg” Soni alias Vilson Pepën, i dyshuar si pjesë e klanit kriminal Çela-Çopja. Ai akuzohet për trafik kokaine dhe grup kriminal dhe u riatdhesua pak orë pas arrestimit në Republikës Domenikane. Pepa akuzohet për trafikimin e 11 tonëve kokainë.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1.Kërkuesi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 08.09.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal, e caktuar me vendimin Nr. 82, datë 06.08.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim Soni Pepa alias Vilson Pepa”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 228, 229, 230, 238 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 90, datë 09.09.2025, vendosi:

1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues ‘Arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale e caktuar me vendimin Nr. 82, datë 06.08.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj personit nën hetim: Soni Pepa alias Vilson Pepa si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a, 28/1, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale, parashikuar nga neni 287/1 gërma “b” dhe 28/1 të K.Penal, “Organizata kriminale” në formën e pjesëmarrjes, parashikuar nga neni 333, paragrafi 2 i K.Penal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 334 pika 1 i K.Penal.

2. Urdhërohet Policia Gjyqësore, që personi nën hetim Soni Pepa alias Vilson Pepa, të dërgohet menjeherë në institucionin e paraburgimit, për të qëndruar aty në dispozicion të organit procedues.

3. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.

4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brënda 5 ditëve, nga njoftimi i vendimit të gjykatës Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al Tiranë, më datë 09.09.2025

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme