Kronika 28 October 2025, 17:35 Nga VNA

U arrestua në maj të këtij viti pasi vrau gruan e tij, amerikani gjendet i varur në qelinë e tij

Ndaje në Whatsapp

U arrestua në maj të këtij viti pasi vrau gruan e tij, amerikani

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në burgun e Shkodrës, ku është gjetur i varur në qelinë e tij Brendon Ronald Saporito, 57 vjeç, me shtetësi amerikane.

Sipas të dhënave zyrtare, Saporito u gjet ende me shenja jete nga bashkëvuajtësit dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Koplikut, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk arriti të mbijetojë.

I ndjeri ishte arrestuar më 2 maj 2025 dhe mbahej në paraburgim për akuzën “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, me vendim të Gjykatës së Shkodrës.

Ngjarja është njoftuar menjëherë autoriteteve, ndërsa po zhvillohen hetime për të zbardhur rrethanat e plota. Drejtoria e burgut bën me dije se po bashkëpunon me Prokurorinë e Shkodrës dhe Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në Burgje për dokumentimin e ngjarjes.

Njoftim për media

Në IEVP Shkodër, më datë 28 tetor 2025, i paraburgosuri Brendon Ronald Saporito është gjetur i varur në dhomën e tij nga bashkëvuajtësit. Punonjësit e institucionit e kanë nxjerrë me puls dhe me shenja jete drejt urgjencës, ku stafi mjekësor i ka dhënë ndihmën e parë. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme nga Spitali i Koplikut dhe përpjekjeve të stafit mjekësor, i paraburgosuri nuk ka arritur të mbijetojë.

Brendon Ronald Saporito, i datëlindjes 22.04.1968, i biri i Joesph Binald Saporita dhe Marichea (Klein) Saporita, ndodhej në IEVP Shkodër për efekt të vendimit të Gjykatës Shkallës Parë Shkodër, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, i dyshuar për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. Ai ishte arrestuar më 02.05.2025 dhe ishte sjellë në institucion më 04.05.2025.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme