Kronika 28 August 2025, 15:12 Nga VNA

TXEX, platforma online me kriptovaluta që mashtron qytetarët shqiptarë, Policia nis hetimet

Ndaje në Whatsapp
TXEX, platforma online me kriptovaluta që mashtron qytetarët

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka informuar publikun mbi identifikimin e një rasti mashtrimi online, përmes një platforme të vetëquajtur TXEX, e cila është prezantuar si aplikacion për investime në kriptovaluta.
Sipas njoftimit zyrtar, kjo platformë nuk është e regjistruar dhe nuk gëzon asnjë licencë për të operuar në Republikën e Shqipërisë, duke e bërë atë jashtë çdo kuadri ligjor kombëtar. Nga vëzhgimet e Autoritetit dhe denoncimet e shumta të bëra publike, është konstatuar se aktiviteti i saj mbart tiparet e qarta të një skeme mashtruese digjitale.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit ka nisur hetimet penale, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, bazuar në informacionet e siguruara dhe indiciet e paraqitura. Strukturat e specializuara po vijojnë intensivisht veprimet hetimore dhe operacionale për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive që zhvillohen online, të cilat synojnë të përfitojnë para nga qytetarët. Në njoftimin e saj, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos bien pre e skemave të tilla, të cilat premtojnë fitime të menjëhershme dhe të paverifikuara.

“Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin aplikimet ose përfshirjen në platforma të tilla, të cilat premtojnë fitime të menjëhershme dhe të paverifikuara,” thuhet në deklaratën zyrtare.

Po ashtu, organet ligjzbatuese u bëjnë thirrje qytetarëve që, për çdo dyshim apo informacion që mund të ndihmojë hetimin, të kontaktojnë menjëherë strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit: Drejtorinë e Hetimit të Krimit Kibernetik, Drejtorinë e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si dhe sektorët përkatës në çdo Drejtori Vendore të Policisë.

Hetimet vijojnë, ndërkohë që autoritetet paralajmërojnë qytetarët të mos bien pre e mashtrimeve të kësaj natyre dhe të verifikojnë gjithmonë ligjshmërinë e platformave online përpara se të përfshihen në investime financiare

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme