Kronika 24 Janar 2026, 15:20 Nga VNA

Turni i natës në burg dhe droga në qeli: si një punonjës i Policisë së Burgjeve furnizonte të paraburgosurit në Elbasan

Ndaje në Whatsapp
Turni i natës në burg dhe droga në qeli: si një

Çdo fundjavë dhe në orët e vona të natës, kur korridoret e burgut zbrazen dhe administrata është minimale, një punonjës i Policisë së Burgjeve lëvizte qetësisht mes qelive. Për kolegët ishte thjesht një turn shërbimi. Për hetuesit, ishte momenti kur niste një skemë e mirëorganizuar futjeje dhe shpërndarjeje të lëndëve narkotike brenda IEVP Elbasan.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka regjistruar procedimin penal nr. 669 të vitit 2025 ndaj punonjësit të Policisë së Burgjeve Ndriçim Kroj dhe shtetases Esmeralda Komici, të dyshuar për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” si dhe “Futje ose mbajtje të sendeve të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit”.

Sipas dosjes hetimore, Ndriçim Kroj shfrytëzonte detyrën e tij për të futur lëndë narkotike në regjimin e brendshëm të burgut, kryesisht gjatë turnit të tretë dhe ditëve të shtuna e të diela. Për të kamufluar aktivitetin, jashtë orarit të punës ai shfaqej si shitës ambulant në qytetin e Elbasanit, duke tregtuar telefona të përdorur dhe sende me vlerë, ndërsa në prapaskenë merrte porosi nga familjarë të të paraburgosurve.

Hetimet tregojnë se lënda narkotike u dorëzohej të paraburgosurve Gerald Stamolla, Fatjon Pellumbi dhe Emiljano Dinja, të cilët më pas e shpërndanin brenda ambienteve të burgut. Dyshohet se Stamolla shërbente edhe si nyja lidhëse mes Kroj dhe furnizueses së drogës, shtetases Esmeralda Komici, e cila vepronte në Tiranë.

Pamjet filmike të administruara nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm kanë zbuluar një skemë të përsëritur: pas instruktazhit, Kroj largohej nga rreshtimi, shkonte te automjeti i tij tip “Ford”, me targë AA 857 LE, qëndronte disa sekonda brenda, kryente lëvizje të dyshimta dhe më pas hynte në regjimin e brendshëm. Në një nga episodet, ai shmang kontrollin e çelësit të makinës, të cilin e vendos mbi skaner pa u kontrolluar, për ta futur më pas në xhep.

Dyshimet forcohen edhe nga takimet e fshehta në Tiranë. Më 18 dhe 19 qershor 2025, Kroj është takuar në orët e vona të natës me Esmeralda Komici, ku dyshohet se ka marrë lëndë narkotike, të fshehur më pas në gomën rezervë të automjetit. Në disa raste, në këto veprime është përfshirë edhe partnerja e tij, Migena, e cila dyshohet se ka shërbyer si ndërmjetëse në marrjen e sendeve të dyshimta.

Për të dokumentuar aktivitetin kriminal, Prokuroria ka marrë autorizim gjykate për përgjime telefonike dhe ambientale, vëzhgim të fshehtë, filmime dhe gjurmim lëvizjesh për disa persona, përfshirë edhe punonjës të tjerë të IEVP Elbasan, të dyshuar për bashkëpunim.

Biseda me interes nga 25.06.2025 deri 10.07.2025 të zhvilluara nga Ndriçim Kroj

Në datë 25.06.2025 ora 11:42 PM Ndriçimi e telefonon Esmeralda Komici me numër kontakt 0684553005.

Ndriçimi: Alo !!

Esmeralda Komici: Çimi si je, atë porosin a ja ke cuar cunave më tha Geri.

 

Në datë 25.06.2025 ora 12:01 PM Ndriçimi e telefonon Esmeralda Komici me numër kontakt 0684553005.

Ndriçimi: Po Ada më thuaj.

Esmeralda Komici: O Çim atë porosin më tha Geri cunave jua ke dhënë gjë ?

Ndriçimi: Moj Gerit porosin ja kam dhënë ka një javë e ca.

Esmeralda Komici: Cunave ?

Ndriçimi: Mua nuk më ka ardhur njeri, atë porosin që mora, sa kam unë, kam goxha që ja kam dhënë. Mua Geri më ka thënë do marrësh atë, do marrësh këtë, do marrësh dhe porosin më tha mua, sic kemi folur.

Esmeralda Komici: Lekët do ti jap Geri sic ti dha herën e fundit 220 më tha.

Ndriçimi: Si ?

Esmeralda Komici: Do të japi Geri 220.

Ndriçimi: Po mir pra shum mirë puna është se unë ju kam pritur juve që të merja dhe lekët dhe të ashtu me një fjalë, ju as sot as nesër, jo ashtu po ashtu.

Esmeralda Komici: Po pret dikë ai prandaj.

Ndriçimi: Mir hajde cao.

 

Në datë 27.06.2025 ora 10:21 PM Ndriçimi e telefonon Esmeralda Komici me numër kontakt 0684553005.

Esmeralda Komici: Mer ne telefon Ndricimin dhe i thotë për një porosi që i ka dhënë Geraldi me vlerën 100 milek, Esmeralda është duke qarë dhe i kërkon ndihmë Ndricimit që të flasë me Geraldin në lidhje me këtë gjë.

Ndriçimi: Dëgjo këtu të mos të nxjerë dhë ty keq me Geraldin do ti them që mi dha, po nuk mundesha dot që ta ashtu ty, nuk e kaloja dot se ishte filan fisteku, më kupton, e kam un po e kam në shtëpi, gjoja ma ke dhënë ti  mua dhe po e mbaj në shtëpi. Gjoja ma ke dhën ti mua dhe un e ka në shtëpi. Kur ti iki do ti them o Gero mbarova punë unë, takova Adën dhe mi dha.

Esmeralda Komici: Po i thonë 150 mo.

Ndriçimi: Ti them se Adën nuk e lanë brënda se nuk e kishte kartën me vete.

 

Në datë 27.06.2025 ora 11:13 PM Ndriçimi e telefonon Esmrala Komici me numër kontakt 0684553005.

Esmrala Komici: Atë porosin që do merrja un te ai do bësh gjasme se ta kam dhënë  un numërin e atijë burri.

Ndriçimi: Do iki lartë ne sektor se numërin e atij të takimeve ma ka dhënë Ada mua, por nuk arrita të bëj gjë se ka shumë lëvizje dhe mora shërbimin.

Esmeralda Komici: Ishalla të mbaroj punë me lekët.

Ndriçimi: Mir mir un der në datën 28 jam aty tek ai.

Esmeralda Komici: Pse do na ikësh ?

Ndriçimi: Aty tek ai moj, mund të jem pastaj posht ku dihet.

Esmeralda Komici: E cau Geri telefonin.

Ndriçimi: E mir hajde se po vishem.

 

Në datë 30.06.2025 ora 09:09 PM Ndriçimi e telefonon Esmeralda Komici me numër kontakt 0684553005.

Ndriçimi: Alo !

Esmeralda Komici: Cimi si je ?

Ndriçimi: Ca bëne Ada si je

Esmeralda Komici: Më mori Geri në telefon dhe më tha a mbarove punë ?

Ndriçimi: Po po që mbrëmë, atije ku më tha, atije e lash, u mbarua që mbrëmë ai muhabet.

Esmeralda Komici: Në rregull, rofsh vëlla.

Ndriçimi: Mir Ada, hajde ciao!

 

Biseda me interes nga 25.06.2025 deri 10.07.2025 të zhvilluara nga Esmeralda Komici.

Në datën 26.06.2025 në orën 10:50 PM  shtetësja Esmeralda Komici me nr: 06884553005 e merr ne telefon Gerald Stamolla  me nr 3554500451(kabina IEVP Elbasan);

Geraldi: Një shoku im do të mar në telefon dhe do të jap cigaren aty në Elbasan, dhe më pas I thotë merr ciftin në telefon dhe jepia.

Esmeralda: Nuk e mar se nuk kam mundesi se nuk kam lekët ta paguaj.

Geraldi; O zëmra do ta jap ai pa lek dhe lek jepja sa lek të kesh, tako cifti dhe jepia.

 

Në datën 26.06.2025 në orën 11:06 PM shtetësja Esmeralda Komici me nr: 06884553005 e merr ne telefon Gerald Stamolla  me nr 3554500451(kabina IEVP Elbasan);

Geraldi: Merrja duhanin atij shokut tim, do të marë në telefon ai shoku im është aty ku je ti, do vi të të takoj, dhe e plotëson vetë ti me që do marësh dhe ti nesër.

Esmeralda: E kuptova!

 

Në datën 27.06.2025 në orën 03:16  PM  Esmeraslda Komici me nr:0684553005 i dërgon SMS personit me Nr:0684959345.

Esmeralda: 40 bëj dhe 10 mijë lek se pak do ky, totali 50 milek.

0684959345. Ku je ti ?

Esmeralda: Këtu ku erdhe .

0684959345: Te prokuroria, po 10 për hundë.

Esmeralda: Po lali, të dal.

0684959345: Sa po i hipi motorit, për tre minuta dil të lutem. Më del dot te rrugica e Brakës. Dil.

Esmeralda: Yes ! o lal po sa pak e kishe bo ?

 

Në datën 27.06.2025 në orën 05:22  PM  Esmeraslda Komici me nr:0684553005 i merr në telefon personit me nr:0684959345.

Esmeralda: Lali do numërin tënd ai, a tija jap, se do një 30 ai.

0684959345; jo jo, po ik.

 

Në datën 27.06.2025 në orën 07:13 PM  Esmeraslda Komici me nr:0684553005  merr në telefon personit me nr:0684959345.

Esmeralda: Ku je, mos ndalo aty te prokuroria.

0684959345: Sa erdha në shtëpi, jo me jo, hajde se se po paketoj këtë.

 

Në datën 27.06.2025 në orën 07:20  PM  Esmeraslda Komici me nr:0684553005  merr në telefon personit me nr:0684959345.

0684959345; Hë me lali ku je, hajde këtu ku ishe dije.

Esmeralda: Dola un.

 

Në datën 27.06.2025 në orën 07:22  PM  Esmeraslda Komici me nr:0684553005  merr në telefon personit me nr:0684959345.

0684959345; Jam mu te prokuroria ku je ?

Esmeralda: Këtu jam nuk po të shof.

Esmeralda me personin takohen me njëri tjetrin.

 

Në datën 27.06.2025 në orën 09:14 PM  shtetësja Esmeralda Komici me nr: 06884553005 e merr ne telefon Gerald Stamolla  me nr 3554500451(kabina IEVP Elbasan);;

Geraldi: I thot cohu avash avash se e ke orën 9:30, nisu avash avash se po të pret dhe ai që fole në telefon, po të pret dhe cifti.

 

Në datën 27.06.2025 në orën 09:37 PM  shtetësja Esmeralda Komici me nr: 06884553005 e merr ne telefon Gerald Stamolla  me nr 3554500451(kabina IEVP Elbasan);

Geraldi: O zëmër kur të nisesh mer në telefon babin e ati shokut tim dhe lajmëro dhe ciftin.

Esmeralda: E mirë !

 

Në datën 27.06.2025në orën 11:09 PM  shtetësja Esmeralda Komici me nr: 06884553005 e merr ne telefon Gerald Stamolla  me nr 3554500451(kabina IEVP Elbasan);;

Geraldi: Hë me zëmër, cifti do e takoj vetë atë, unë thash ta takoje tip o nejse ska gjë. Merre numrin 0674650655.  Mere në telefon direkt dhe jepia numrin e ciftit.

Esmeralda: mir mir.

 

Esmeralda flet me kete personin që ka numrin: 0674650655.  Ku i thotë numrin tuaj ja kam dhënë atij personi, porosin e Gerit do vi ta marë ai personi.

0674650655: Po sot ?

Esmeralda: O sot o nesër se numërin e atijë nuk mund të ta jap dotë un, mir.

0674650655: Mir se më pyetën ata mir mir, jepi numrin tim dhe le të më marë personi, mir.

Esmeralda: Pa merak se numërin e atija nuk mund të ta jap, se do të mar vetë ai.

0674650655: Mir mir.

 

Në datën 27.06.2025 në orën 11:09 PM  shtetasia Esmeralda Komici me nr: 06884553005 e mer sms  nga personi  me nr:0692397856;

0692397856; A je tu ardh apo të ikim, kthe përgjigje ? sa lek do ?

Esmeralda: Varet sa do me ndenjë.

0692397856; Nja një orë, a je tu ardhë apo të lëvizim ne ?

Esmeralda: Poshtë 50 ! Nuk ka. 70 je ok ?

0692397856; ok hajde !

Esmeralda: U nise ?

0692397856; Po.

 

Në datën 30.06.2025 në orën 06:37 PM  shtetasia Esmeralda Komici me nr: 06884553005 e merr sms  nga personi  me nr:0695288333;

0695288333; Ku je zëmër ca bon, 50 do të jap ku je mos më vono.

 

Në datën 27.06.2025 në orën 06:37  PM  Esmeraslda Komici me nr:0684553005 merr në telefon personit me nr:0684959345.

Esmeralda: O lai ku je ti mo ?

0684959345. Po pata të gatshme do vi vllai, se di pz.

Esmeralda: mir hajd !

 

Në datën 30.06.2025 në orën 07:07 PM  Esmeraslda Komici me nr:0684553005 merr në telefon personit me nr:0684959345.

0684959345; O lai sa deshe ti ?

Esmeralda: 40.

0684959345; ok hajde këtu te posta mos u vono të lutem, ta paguaj un taksin, më jep 30 !!

 

Në datën 30.06.2025 në orën 07:24 PM  Esmeraslda Komici me nr:0684553005 e merr në telefon personit me nr:0684959345 dhe i thot ku je se jam këtu ne vëndi.

 

Në datën 30.06.2025 në orën 07:31 PM  Esmeraslda Komici me nr:0684553005 merr në telefon personit me nr:0684959345 dhe i personi i thot ja se erdha për 2 minuta .

 

Në datën 30.06.2025 në orën 07:55 PM  Esmeraslda Komici me nr:0684553005 e merr në telefon personit me nr:0697872339.

0697872339:  dhe i thot ku je me zëmër.

Esmeralda: o Zeni, hajde zëmra ime se tani sa e mora, po hajde ne shtëpia ime.

0697872339:  ok po mar taksi dhe po vi aty.

 

Në datën 30.06.2025 në orën 09:00  PM  Esmeraslda Komici me nr:0684553005 mer në telefon personit me nr:0684959345.

Esmeralda: Lali te posta po vi.

0684959345: 40, mos më bë numera të jesh me mangut se nuk jam mir jo 30 jo budalliqë.

Esmeralda: mir hajde.

 

Në datën 30.06.2025 në orën 09:11 PM  Esmeraslda Komici me nr:0684553005 i shkruan sms personit me nr:0697872339.

Esmeralda: O jeta un po shkoj ke Ivi me marr gje me këtë sa ta marr do hipi taksis e do vij direkt ok.

0697872339:  OK !

Esmeralda:  Hahaha sa kare jam! Apo jo ?

 

0697872339:   jo je si shpirt !

Esmeralda:  Futu te tyneli se do i rrëshkas këtijë.

 

Në datën 01.07.2025 në orën 08:04PM  Esmeraslda Komici me nr:0684553005 mer në telefon personit me nr:0684959345.

Esmeralda:  Hë mo lai, jam këtu ne shtëpia.

0684959345; E mora vesh sa duhet ?

Esmeralda:  40.

0684959345: ok mos mi sill mangut.

 

Në datën 01.07.2025 në orën 08:04 PM  Esmeraslda Komici me nr:0684553005 komunikon me sms me personit me nr:0684959345. Dhe flasin për tu takuar ne Venuja.

Esmeralda: I thot që ta bëj 70.

0684959345. Ok.

 

Në datën 01.07.2025 në orën 08:35 PM  Esmeraslda Komici me nr:0684553005 mer në telefon personit me nr: 0684959345.

Esmeralda: O lali e takova un, 40 i kishe thënë.

0684959345: Po me 40 .

Esmeralda: Na që i kishe thënë 50 po ska gjë .

0684959345: Po me po, po e pashë me vonesë ëëë.

 

Në datën 01.07.2025 në orën 04:23 PM  shtetësja Esmeralda Komici me nr: 06884553005 e merr ne telefon Gerald Stamolla  me nr 3554500451(kabina IEVP Elbasan);

Geraldi: Fletë me një person që i nxjerr Ada në telefon dhe i thotë kur të takosh ciftin thuaj të më sjell një gram të vogël. Do e takosh ciftin dhe jepia një gram të vogël. Nga biseda kuptohet që është shtetasi me emrin Veni. Ky shtetas i kërkon që ti nxjer një shok në telefon që e ka aty te burg Geri. Nga biseda kuptohet se ky shtetas ka qënë më parë në burgun e Elbasanit bashkë me Geraldin dhe e njeh mir terenin brënda në regjim te godian A, kati i tretë.

Biseda vazhdon normalisht pa interes për hetimin.

 

Në datën 01.07.2025 në orën 05:59 PM  Esmeraslda Komici me nr:0684553005 mer në telefon personit me nr:0684959345.

Esmeralda: Lali telefoni dhe 80 do vish ne optika Roma.

0684959345: Do me thënë telefonin dhe një 80 ce, E gatshme duhet 80-cja ?

Esmeralda: Po normale .

0684959345: Do me thënë 80 e 80 bëjnë 160. Edhe dhuratën. Ku ishte kjo ?

Esmeralda: Te optika Roma, Ruga Hoxha Tasimi.

 

Në datën 01.07.2025 në orën 06:09 PM  Esmeraslda Komici me nr:0684553005 merr në telefon personin me nr:0684959345. Dhe e lene për tu takuar ne Venuja.

 

Në datën 01.07.2025 në orën 06:23 PM  Esmeraslda Komici me nr:0684553005 komunikon me sms me  personin me nr:0684959345.

Esmeralda: Lali nuk di gje ai se të kam dhën 20 në mëngjes ! Se do të dal nesër Veni.

 

Në datën 01.07.2025 në orën 06:20 PM  Esmeraslda Komici me nr:0684553005 merr në telefon personin me nr:0684959345.

Në telefonin e Esmeraldës del personi me emrin Veni dhe komunikon me Personin ku Veni i thotë po të presim mos u vono po deshe, nuk doja të të merja pa pasur gjë me vete, Personi I thot ok vëllai se erdha.

 

Në datën 01.07.2025 në orën 06:38 PM  Esmeraslda Komici me nr:0684553005 e merr në telefon personit me nr:0684959345.

Esmeralda: Hë lali.

0684959345. Hajde dil !

Esmeralda: këtu te lokali jemi.

 

Në datën 01.07.2025 në orën 10:37PM  Esmeraslda Komici me nr:0684553005 e merr në telefon personit me nr:0695146553 Ndricimi.

Esmeralda: Alo .

Ndricimi: Geri më tha për porosin mua tani, ai më tha mua me patjetër sot qoftë dhe një big të vogël.

Esmeralda: Po po do flas vetë nesër shoku. Qyqja un nuk di gjë fare.

Ndricimi: Se unë nesër jam i pari, ai më tha ke dhe lekët dhe atë që do më sjellësh. Ai më tha që është Ada me Vehapin(Veni). Nga komunikim në telefon duket që Ndricimi e njeh Venin.

Esmeralda: Venin

Ndricimi:  Ai më tha mua sa të dalësh merre në telefon, mua më tha ke dhe lekët dhe cakmakun e vogël se e dua sot me patjetër që ta marr nesër në mëngjes sepse un nesër jam i pari.

Esmeralda: Mua nuk më ka thënë asnjë gjë ai, po ta dija do të kisha marë ne telefon direkt, vëlla nuk bëhet.

Ndricimi:  I thash nuk ma do mëndja të bëhet.

Esmeralda: Nesër do vim në Elbasan neve.

Ndricimi:  Ok llogarite që në orën dy un dal nga puna, e kupton ne rreth rrotullimi i Bradasheshit të jeni aty ju në orën 2. Me cilin do vish ti ?

Esmeralda: Me vehapin (Venin).

Ndricimi:  Ok kshu tha ai një rrug e dy punë, i vura një ultimatum se kam një këst për të larë ok.

Esmeralda: Në rregull pa merak natën Cimo.

Ndricimi:  Natën.

 

Në datën 02.07.2025 në orën 12:41 PM  shtetasja Esmeraslda Komici me nr:0684553005 e merr në telefon personin me nr:0684473512.

Esmeralda: Më erdhi një shok dhe do me ble sa ti them ?

0684473512: Ja ta mar atë shoku në telefon, Sa do ai ?

Esmeralda: 30 !

0684473512: ok ja ta mar tashi.

 

Në datën 02.07.2025 në orën 03:03 PM  Esmeraslda Komici me nr:0684553005 e merr në telefon personin me nr:0695146553 Ndricimi.

Ndricimi: Ca do bëhet me atë muhabetin.

Esmeralda: Nuk erdhëm sot në Elbasan.

Ndricimi: Un ja thash Gerit si e kam hallin.

Esmeralda: nuk e di a do bëhet muhabeti, më von nga ora 7-8 o vim ne andej.

Ndricimi: ok.

 

Në datën 02.07.2025 në orën 03:23 PM  shtetësja Esmeralda Komici me nr: 06884553005 e merr ne telefon Gerald Stamolla  me nr 3554500451 (kabina IEVP Elbasan);

Biseda fillon pa interes për hetimin.

Geraldi: A fole gjë me ciftin ti, i thotë Venit nga telefoni i Adës, ke për ti dhënë dhe 100, muhabetin që do takosh ti tani është e prapambetur kjo, shife merr ndonjë blender dhe grie sa më shumë e kupton. Me Xhikun në rregull je, do ti them Xhikut 150 që ta vjl avash avash.

Veapi: O pallë ai del në datën 23 po lërë 2.5 mos ul pazar

Geraldi: Po mir bëje të madhe bëje garm të math kur them shife me orcën tënde të budallajit, ngjeshe samë shum. Hape adresën e mikrosoftit dhe të flasim në drek në orën 12.

Veapi: Në rregull

Biseda vazhdon më pas normalisht pa interes për hetimin.

 

Në datën 02.07.2025 në orën 03:35 PM  shtetësja Esmeralda Komici me nr: 06884553005 e merr ne telefon Gerald Stamolla  me nr 3554500451 (kabina IEVP Elbasan);

Në telefonin e Esmeraldës del Veni dhe flet në telefon me shtetasin Gerald Konin nga burgi i Elbasanit.

Geraldi: I thotë mos harroni ciftin sot, dhe xhikut po i them 250,  bëj gram të math e ke parasysh vet.

Veapi: 200, 100 milekë bën futja 100 milek bn malli, do mar nga 2-3 qese jonxh, hajde natn natën e mir

Geraldi: jo jo se  e ka dorën ai për orizin e ke parasysh vem kaq.

Biseda vazhdon më pas normalisht pa interes për hetimin dhe e len pr t nesrmen q t flasin me kamer me mikrosoft dhe Veni duhet ta hap se nuk ka.

 

Në datën 02.07.2025 në orën 04:50 PM  shtetësja Esmeralda Komici me nr: 06884553005 e merr ne telefon Gerald Stamolla  me nr 3554500451 (kabina IEVP Elbasan);;

Biseda fillon normalisht pa interes për hetimin, në telefonin e Adës del Vehapi dhe komunikon me Gerin.

Vehapi: Ee i the Xhikut.

Geraldi : Po i thash 200 nesër, i fola un që do jena një dorë mbrena gjatë gjithë kohës gjithmon, ti taksirat do gjesh vetëm duhanin tani. Tako Donin merri ja 10 kg oris, te 30 milekshi do ai. Punën e kësaj kryeje sot mos e lër akoma.

Vehapi: Në rregull.

Geraldi : Për punën e duahnit mos ma lërë pa takuar ciftin sot a dëgjon.

Vehapi: Të dëgjoj do bëj të pamundurën nuk e kam te duani apo te ajo po e kam te lekët.

Geraldi : Vetëm takoje se ja kalojmë dhe në uester unjon, ja kam dhën një 100 un.

Vehapi: Në rregull.

Biseda vazhdon më pas normalisht pa interes për hetimin.

 

Në datën 02.07.2025 në orën 05:59 PM  shtetësja Esmeralda Komici me nr: 06884553005 e merr ne telefon Gerald Stamolla  me nr 3554500451 (kabina IEVP Elbasan); Nga telefoni i Adës del përsëri Vehapi dhe komunikon me Geraldin.

Geraldi me Vehapin flasin për punë lekësh që Geraldi bën lidhje brënda në burgun e Elbasanit dhe bëjnë llogaritë për punët që kanë  kryejnë ose që presin të kryejnë.

Geraldi : shife sot me rop shtëpie, merr Grand Jeshile shife.

Vehapi: Mir mir lërë cigaren.

Biseda vazhdon më pas normalisht pa interes për hetimin.

 

Në datën 02.07.2025 në orën 07:54 PM  s shtetësja Esmeralda Komici me nr: 06884553005 e merr ne telefon Gerald Stamolla  me nr 3554500451 (kabina IEVP Elbasan);. Geraldi i thotë Adës që të takoj ciftin sot dhe do tju sjell 200 milek, ai që i solli Venit 200 dije a do ju sjell dhe sot.

 

Në datën 03.07.2025 në orën 10:49 PM  shtetësja Esmeralda Komici me nr: 06884553005 e merr ne telefon Gerald Stamolla  me nr 3554500451(kabina IEVP Elbasan). Geraldi thot që të flas me Venin që të hp mikrosoftin dhe të flasim në orën 12 me kamer. Thoj Venit cohu që të flasim që të bëjmë ndonjë lek se dua që të dalu nga këtu se mu bënë dy muaj këtu avash a vash.

 

Në datën 03.07.2025 në orën 12:49 PM  shtetasja Esmeralda Komici me nr: 06884553005  mer në telefon personi me nr :0686667203.

0686667203; Asnjë gjë nuk flas do tani.

Esmeralda: Pse ca ka.

 

Në datën 03.07.2025 në orën 12:57  PM  shtetasja Esmeralda Komici me nr: 06884553005  i shkruan sms  personi me nr :0686667203. Më thuaj kur të jemi vetë jo në sy të këtyre.

 

Në datën 03.07.2025 në orën 04:10 PM  Esmeraslda Komici me nr:0684553005 komunikon me sms me personin me nr:0684959345.

Esmeralda: Lali a të vi aty te posta un.

0684959345: Mbas 10 minutash nisu se po gatuj tani po ik.

Esmeralda: ne rregull.

 

Në datën 04.07.2025 në orën 03:48  PM shtetësja Esmeralda Komici me nr: 06884553005 e merr ne telefon Gerald Stamolla  me nr 3554500451(kabina IEVP Elbasan).

Geraldi: O zëmër merre pak ciftin tani dhe tuajj më tha boli kur ku do takosh, do takosh veta atë apo atë shokun e bolit.

Esmeralda: e mir hajd.

 

Në datën 05.07.2025 në orën 11:35  PM  shtetësja Esmeralda Komici me nr: 06884553005 e merr ne telefon Gerald Stamolla  me nr 3554500451 (kabina IEVP Elbasan);. Në telefonin e Adës del vehapi dhe flet me Geraldin

Geraldi: Me ciftin ke folur dhe thoj mos ja vono cunave porosin.

Vehapi; jo nuk kam folur.

Geraldi: Merre në telefon Ciftin dhe thoj cojia cunave të porosin. Do i marësh lekët aty ku ti dha herën e parë ai miku i bolit.

 

Në datën 08.07.2025 në orën 11:35  PM  shtetësja Esmeralda Komici me nr: 06884553005 e merr ne telefon Gerald Stamolla  me nr 3554500451 (kabina IEVP Elbasan);.

Geraldi: Kam një shokun e vëtë, dhe ka vëllain po duhet me u taku me ciftin dhe bëjë muhabetin vetë. Un do kem kafe, edhe ti do kesh kafe, Cifti nëse të thot 1, ti do i thuash 2, bëje ketë muhabetë i thotë Esmeraldës.

 

Në datën 08.07.2025 në orën 08:41 PM  Esmeraslda Komici me nr:0684553005 komunikon me sms me personin me nr:0684959345. Ku e lënë për tu takuar ne Venuja. 40, personi I shkruan për 15 minuta vjen cuni aty.

 

Nga raporti vëzhgimit datë 07.07.2025  rreth orës 10:54 shtetasi Ndriçim  Kroj ishte duke drejtuar automjetin e tij tip Ford Focs me ngjyrë gri me targa AA857LE nën shoqërine e një personit mashkull(paidentifikuar) nga Elbasani në drejtim të qytetit të Tiranës. Bashkë me të ishte dhe një automjet tip Volswagen që i shoqëronte me drejtuese një femër dhe pasagjerë një famijë. Në afërsi të qëndres tregtare Teg Tiranë shtetësja femër parkon automjetin dhe më pas hipen në automjetin e shtetasit Ndriçim Kroj dhe lëvizin drejt Tiranës. Pasi parkon automjetin e tijë Ndricimi bashkë me personin mashkull largohen në brëndësi të tregut te ish uzina Dinamo ndërsa shtetësja femër së bashku me fëmijën qëndruan në ambjentet e një bar-kafe. Në orën 11:43 Ndricimi kthehet së bashku me personin mashkull. Ndricimi mban në duar një kuti të cilën e fut mbrapa në bagazh. Më pas Ndricimi komunikon me shtetasen femër që ishte në kafene dhe lëvizin në drejtim të dyqanit në brëndësi të tregut “Dinamo”. Më pas Ndricimi së bashku me personin mashkull u kthyen te vetura e tij ku mbanin në duar kuti të cilët i futën në makinë. Në orën 12:56 Ndricim Kroj së bashku me personat arrijnë në qëndrën tregtare Teg, nga ku zbrësin shtetësja femër së bashku me fëmijën dhe hipin në automjetin tip volsvvagen dhe më pas nisen në drejtim të qytetit të Elbasanit.

 

Nga përgjimi ambjental i datës 08.07.2025 ku realizohet takimi ndërmjet Esmeralda Komici dhe agjentit të cilët zhvillojnë bisedën ku Esmeralda flet për një të afërm që ka në burgun e Bradasheshit, në vijim të bisedës Esmeralda tregon se paguan një punonjës të burgut Elbasanit(Ndricim Kroj dalë nga përgjimet telefonike)  për të future lëndë narkotike të afërmit të tije. Shumat varjojnë 100-200 mijë lekë të vjetra. Në vijim të bisedës tregon se i dashuri i saj i identifikuar Gerald Stamolla shet lëndë narkotike në IEVP Elbasan me cmime të ndryshme. Më pas Esmeralda bën blerje të lëndës narkotike tek një person pranë postës qëndrore Rruga Camëria Tiranë.

 

Video

Një format i ri propagande nga Ministrja e Shëndetësisë: shpërnda video me këngë se vallen e heqin shqiptarët që paguajnë që Evis Sala me shokë e shoqe të vjedhin pa i hyrë gjemb ne këmbë. Live nga Spitali i Elbasanit

Mijëra mbështetës të presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, shkelën rrugët e Karakasit të premten në një protestë masive, duke kërkuar lirimin e tij, pas arrestimit nga forcat amerikane më 3 janar në një operacion ushtarak, sipas zyrtarëve lokalë dhe raporteve ndërkombëtare. Demonstrata u zhvillua në 68-vjetorin e rënies së diktaturës së Marcos Pérez Jiménez (1948–1958) dhe shënoi një nga tubimet më të mëdha pro-Maduro që nga operacioni ushtarak amerikan. Në sheshin kryesor pranë O’Leary në qendër të Karakasit, protestuesit valëviten flamuj dhe mbajnë pankarta duke kërkuar kthimin e Maduros dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, që aktualisht janë në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të përballen me akuza federale, përfshirë konspiracion për narco-terrorizëm. Një banderolë e madhe lexonte: “Ne i duam ata përsëri”, ndërsa qytetarë të shumtë shprehën zemërim ndaj asaj që e quajtën një “kapje të paligjshme” nga autoritetet amerikane. “Arrestimi i Maduros ishte i padrejtë,”

Cikloni “Harry” ka goditur ishullin e Siçilisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë 720 milionë euro. Qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të përballuar emergjencat më urgjente. Situata e rëndë ndikohet nga reshje të vazhdueshme dhe dallgë deri në 9 metra, duke dëmtuar infrastrukturën, pasuritë arkeologjike dhe zonat bregdetare. Në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen gjithashtu në qindra milionë euro, ndërsa autoritetet kërkojnë mbështetje shtesë financiare nga qeveria në Romë.

Policia në Long Island iu përgjigj një alarmi për vjedhje në një bankë, por në vendngjarje u përball me një situatë të pazakontë. Një dre ishte futur brenda godinës pasi kishte thyer një nga dritaret, duke shkaktuar dëme të shumta dhe duke mbetur e bllokuar brenda. Pas ndërhyrjes, efektivët arritën ta kapnin drerin në mënyrë të sigurt dhe ta nxirrnin jashtë përmes dritares së thyer.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme