Sociale 11 May 2026, 16:26 Nga VNA

Tumor në tru, por beteja më e madhe është të gjejë ilaçin: 75-vjeçari nga Tirana endet mes farmacive dhe kontrabandës për “Dostinex”

Ndaje në Whatsapp

Tumor në tru, por beteja më e madhe është të gjejë

75 vite mbi supe dhe një betejë që nuk zhvillohet vetëm me sëmundjen. Që prej vitit 2019, një i moshuar nga Tirana jeton me diagnozën “Adenoma e Hipofizës”, një tumor beninj në gjendrën që kontrollon hormonet e trurit. Por prej më shumë se dy vitesh, ankthi i tij nuk lidhet vetëm me shëndetin, por me një pyetje të përditshme: a do ta gjejë dot ilaçin që e mban në jetë?

75-vjeçari tregon se medikamentin “Dostinex”, të cilin duhet ta marrë çdo dy ditë, nuk arrin më ta sigurojë në farmacitë shqiptare. Në shumë raste, ai detyrohet ta gjejë në rrugë informale, përmes kontrabandës, aty ku as cilësia dhe as vazhdimësia nuk garantohen. Ka ditë kur ilaçi mungon krejtësisht dhe pritja kthehet në frikë.

“Pa të nuk jam mirë. Por nuk kam ku ta gjej,” thotë ai, ndërsa shpjegon se çdo tabletë kushton rreth 400 lekë, një barrë e rëndë për një pensionist që lufton çdo ditë me sëmundjen.

Edhe farmacitë në vend pranojnë se prej vitesh nuk furnizohen me këtë medikament. Në heshtje, pacientë si ai mbeten të detyruar të kërkojnë zgjidhje jashtë sistemit, në një treg informal ku shpresa për trajtim varet nga rastësia dhe jo nga kujdesi shëndetësor.

Tumor në tru, por beteja më e madhe është të gjejë

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme