Kronika 22 October 2025, 17:14 Nga VNA

Trupi i tij u gjet i pajetë në zona malore të Kelmendit, Prokuroria e Shkodrës rihap hetimet për vdekjen misterioze të Mirel Çokajt

Ndaje në Whatsapp
Trupi i tij u gjet i pajetë në zona malore të Kelmendit,

Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet për rrethanat e dyshimta të vdekjes së Mirel Çokajt, trupi i të cilit u gjet më 18 shtator 2025 në një humnerë në zonën malore të Kelmendit, në Malësinë e Madhe. Fillimisht ngjarja u konsiderua aksidentale, por dyshimet e familjarëve bënë që çështja të rihapet.

Mësohet se kërkesa për rihapjen e hetimeve është paraqitur nga Rifat Çokaj, kushëri i viktimës dhe ish-punonjës policie, aktualisht banues në SHBA. Ai ka kërkuar rishqyrtimin e provave për shkak të mospërputhjeve të konstatuara në raportin fillestar.

Sipas dëshmive të familjes, Mirel Çokaj dyshohet se ishte përfshirë në aktivitet të paligjshëm për kultivim kanabisi dhe ndodhej në një parcelë me bimë narkotike pak para vdekjes. Në atë parcelë, e cila ndodhet rreth një orë larg vendit ku u gjet trupi, policia asgjësoi 780 bimë cannabis sativa.

Familjarët dyshojnë se konflikti për ndarjen e fitimeve mes bashkëpunëtorëve të mundshëm mund të ketë përfunduar në vrasje, duke sugjeruar se Çokaj mund të jetë shtyrë në humnerë. Ata shprehin gjithashtu dyshime për zhdukjen e telefonit të tij, që sipas tyre është fshirë ose eliminuar për të fshehur prova të rëndësishme.

Një tjetër pikë e pazakontë, sipas familjes, është itinerari i ndjekur nga 40-vjeçari ditën e ngjarjes, i ndryshëm nga rruga që përdorte zakonisht, pavarësisht se kishte planifikuar të kthehej në banesë dy ditë më pas.

Prokuroria ka marrë në pyetje të afërm të viktimës dhe persona që ishin në dijeni të aktivitetit të tij të mundshëm me lëndë narkotike. Hetimet vijojnë në pistën e një vrasjeje të mundshme të maskuar si aksident.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme