Kronika 17 March 2026, 16:54 Nga VNA

Tritoli në makinën e Oltion Klosit, Gjykata lë në burg Sabah Nuzin dhe 4 të tjerë

Ndaje në Whatsapp

Tritoli në makinën e Oltion Klosit, Gjykata lë në burg Sabah

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest në burg për Sabah Nuzin, nën dyshimet pëe shkatërrim prone me eksploziv të makinës së Oltjon Klosit. Nuzi është arrestuar më parë për vrasjen e Klevis Lleshit me porosi të Aurel Hoxhës.

Gjykata caktoi arrest me burg edhe për Jurgen Gjonaj, Renato Balla, Eklips Letin si dhe Kristjan Ahmeramën. Ndërsa për Glentjan Kojtarin e Dorjan Hamollin u caktua masa e arrestit shtëpie. Për Geris Molla detyrim paraqitje.

Gjatë seancës Sabah Nuzi që dyshohet se e porositi krimin nga burgu i kundërshtoi akuzat.

"Nuk kam lidhje me ngjarjen. U kërkoj edhe medias edhe prokurorisë të jenë të kujdesshme me deklaratat, pasi akuzohem për diçka që nuk e kam bërë dhe po na fusni në hasmëri me të tjerët”, tha ai.

Sipas policisë ai urdhëroi që me 10 mars 2026 ti vihej tritol makinës së Klosit për shkak se ai si paguante një shumë prej 15 mijë eurosh, borxh që dyshohet se rridhte nga trafiku i drogës në Spanjë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme