Kronika 30 November 2025, 09:40 Nga VNA

Tritoli në banesën e nënës së Gentian Zotos, 63-vjeçarja: Jam habitur dhe vetë

Ndaje në Whatsapp

Tritoli në banesën e nënës së Gentian Zotos,

Pas shpërthimit të ndodhur mbrëmjen e 29 nëntorit në portën e banesës së 63-vjeçares Bakie Zoto, në lagjen “Partizani” të Vlorës, vetë e moshuara ka reaguar duke shprehur habinë e saj për ngjarjen. Ajo jeton e vetme dhe thekson se nuk ka pasur asnjë konflikt me persona të tjerë.

“Vetëm jetoj. Erdhi dhe policia. Më shumë u bë tym. Jo fare asnjë konflikt. Kam kaq vite këtu në lagje. Nuk e di, jam habitur dhe vetë”, u shpreh Bakie Zoto për mediat.

Gruaja është nëna e Gentian Zotos, alias Dautaj, i cili ndodhet në burg dhe po vuan një dënim me 35 vite burg për përfshirje në atentatin e ndodhur kundër Inez Hajrullës më 10 maj 2019. Së bashku me Zoton për atentatin ndaj Inez Hajrulla janë dënuar edhe Daut Elmazi, Igli Memaj, Serxho Ademi dhe Albano Goxhaj.

Nga pamjet e siguruara nga vendngjarja, vihet re dëmtimi i fasadës së derës ku ka shpërthyer lënda plasëse. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Ndërkohë, nën drejtimin e Prokurorisë, policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme