Kronika 30 November 2025, 09:19 Nga VNA

Tritol shtëpisë së Gentian Zotos, i dënuar për atentat ndaj Inez Hajrulla

Ndaje në Whatsapp

Tritol shtëpisë së Gentian Zotos, i dënuar për atentat

Shpërthim tritoli në Vlorë. Burime nga policia bëjnë me dije se lënda plasëse është vendosur në derën e banesës së Bakie Zotos, 63 vjeç. Gruaja është nëna e Gentian Zotos, alias Dautaj. Bakie Zoto ka deklaruar se jeton e vetme dhe nuk di kush mund t'i ketë vënë tritol.

Gentian Zoto ndodhet në burg dhe po vuan një dënim me 35 vite burg për përfshirje në atentatin e ndodhur kundër Inez Hajrullës më 10 maj 2019. Së bashku me Zoton për atentatin ndaj Inez Hajrulla janë dënuar edhe Daut Elmazi, Igli Memaj, Serxho Ademi dhe Albano Goxhaj.

Njoftimi

Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori pasi, më datë 29.11.2025, rreth orës 23:38, në rrugën “Ali Demi”, lagjja “Partizani”, në portën e jashtme të banesës së shtetases B. Z., 63 vjeçe, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, nga e cila janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për identifikimin, kapjen e autorëve dhe dokumentimin e plotë të ngjajres.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Tritol shtëpisë së Gentian Zotos, i dënuar për atentat
Gentian Zoto
Tritol shtëpisë së Gentian Zotos, i dënuar për atentat
Inez Hajrrulla

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme