Kronika 16 March 2026, 11:56 Nga VNA

Tritol për larje hesapesh: Sabah Nuzi dyshohet se urdhëroi nga burgu sulmin ndaj Oltjon Klosit

Ndaje në Whatsapp

Tritol për larje hesapesh: Sabah Nuzi dyshohet se urdhëroi nga burgu

Sabah Nuzi, i akuzuar për vrasjen për motive gjakmarrje të Klevis Lleshit, për llogari të Aurel Hoxhës alias Aurelinjo Kolvari, dyshohet se është personi që nga burgu urdhëroi që t’i vihej tritol automjetit në pronësi të Oltjon Klosit.

Policia njoftoi se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 10.03.2026, në rrugën “Vasil Ndoçka”, ku një sasi lënde plasëse shpërtheu në automjetin në pronësi të Klosit.

Në pranga përfunduan shtatë persona, të dyshuar si pjesë të grupit kriminal që organizuan ngjarjen, të gjithë me precedentë të theksuar kriminalë.

Saban Nuzit iu komunikua akuza në qelitë e burgut të sigurisë së lartë në Fushë Krujë.

Nga hetimet rezultoi se Sabah Nuzi pretendonte se Oltjon Klosi i kishte pa shlyer një borxh prej 15 mijë eurosh, por borxhi është refuzuar. Sipas policisë dyshohet se paratë buronin nga prishja e pazarëve të drogës. Për faktin se Klosi refuzoi pagesën e borxhit, Nuzi urdhëroi nga burgu t’i vihej tritol.

Hetimet zbuluan se lënda shpërthyese në makinë është vendosur nga Jurgen Gjonaj. Renato Balla, Kristjan Ahmerama dhe Eklips Leti, e kanë ndihmuar duke i siguruar fotot dhe vendndodhjen e automjetit të dëmtuar, biçikletën me të cilën ka lëvizur autori, banesën ku është strehuar si dhe sasinë e lëndës eksplozive të vendosur.

“Sabah Nuzi, aktualisht në IEVP Fushë-Krujë, i akuzuar për vepra të rënda kriminale, dyshohet se është personi që ka porositur vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e shtetasit Oltjon Klosi”, njoftoi policia. Ndaj tyre rëndon akuza “Shkatërrim i pronës me eksploziv”.

Tre anëtarët e tjerë, Glentjan Kojtari, Dorjan Hamolli, Geris Molla, dyshohet se e kanë transportuar me makinë autorin e vendosjes së tritolit. Këta të fundit akuzohen për përkrahje të autorit të krimit.

Të dyshuarit:

Sabah Nuzi iu komunikua masa e sigurisë në burg

Jurgen Gjonaj, 32 vjeç

Renato Balla, 25 vjeç

Kristjan Ahmerama, 24 vjeç

Eklips Leti, 27 vjeç

Glentjan Kojtari, 29 vjeç

Dorjan Hamolli, 34 vjeç

Geris Molla, 19-vjeç

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme