Kronika 13 Shtator 2025, 21:14 Nga VNA

Tritol në hotelin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, dyshohet si mesazh kërcënues

Ndaje në Whatsapp
Tritol në hotelin e ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako,

Një sasi tritoli e pashpërthyer është gjetur në hyrje të një hoteli në pronësi të ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Burime pranë policisë thanë se ishin sinjalizuar përmes një mesazhi se pranë hyrjes së hotelit ishte vendosur një lëndë shpërthyese, e cila pas kontrollit rezultoi e pranishme pikërisht në vendin e sinjalizuar.

Lënda shpërthyese ishte e lidhur me një aparat celular dhe për neutralizimin e saj është kërkuar ndihma e forcave xheniere nga Tirana, të cilat kryen një shpërthim të kontrolluar.

Hoteli ku u gjet tritoli është jashtë funksionit, çka bën që hetuesit të dyshojnë se nuk bëhet fjalë për një tentativë për atentat, por për një mesazh kërcënues ndaj Dakos.

Akuzat ndaj Vangjush Dakos

Vangjush Dako është dënuar me 2 vite e 8 muaj burgim për shpërdorim detyre, ndërsa aktualisht po përballet me Gjykatën e Apelit të Posaçëm.

Ai u hetua nga SPAK lidhur me miratimin e një leje ndërtimi në favor të shoqërisë “Fakle” sh.p.k., pasi ai dhe vartësit e tij kishin përpiluar dokumentet dy vite pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët ishin sistemuar në pallat.

Gjithashtu, Dako përballet me një tjetër akuzë lidhur me një procedurë prokurimi për një projekt konsulence, konkretisht:

“Projektim-zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin Publik nga Bërryli deri në Currila”.

Sipas SPAK, komisioni i ngritur me urdhër të Dakos ka gabuar në llogaritjen e fondit limit, duke e përcaktuar atë gati 10 herë më të lartë se sa duhej, në kundërshtim me Vendimin e Këshillit të Ministrave.

 

 

 

 

Video

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Kur ke 36 vjet që drejton PD dhe hyn në “garë” për ta mbajt dhe ca kohë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme