Kronika 13 September 2025, 20:29 Nga VNA

Tritol hotelit të ish kryebashkiakut Vangjush Dako në Durrës

Ndaje në Whatsapp
Tritol hotelit të ish kryebashkiakut Vangjush Dako në Durrës

Para pak minutash në qytetin bregdetar të Durrësit, pranë një hoteli në pronësi të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako është zbuluar një sasi lënde shpërthyese, e dyshuar si tritol.

Hoteli ndodhet në lagjen nr.1, pranë gjimnazit “Gjergj Kastrioti”, dhe lënda shpërthyese u gjet në afërsi të godinës, e lidhur me një aparat celular, çka tregon se ishte gati për t’u aktivizuar në distancë.

Pas njoftimit të menjëhershëm nga stafi i hotelit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, forcat xheniere dhe grupi hetimor. Ekspertët e anti-eksplozivit kanë bërë shpërthimin e kontrolluar të lëndës, duke shmangur një ngjarje me pasoja të rënda.

Burime mediatike bëjnë me dije se aktualisht nuk ka persona të dyshuar, ndërsa po mblidhen pamjet e kamerave të sigurisë në zonë për të identifikuar autorin apo autorët e mundshëm. Policia nuk ka konfirmuar ende nëse ngjarja lidhet me çështje personale, hakmarrje apo presion kriminal.

Kujtojmë se Vangjush Dako, ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, ka qenë më parë nën hetim për afera të ndryshme gjatë kohës që drejtonte bashkinë. Megjithatë, aktualisht nuk ka të dhëna nëse ngjarja ka ndonjë lidhje direkte me aktivitetin e tij të mëparshëm politik apo bizneset e tij private.

Hetimet vijojnë.

 

 

 

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme