Kronika 19 November 2025, 12:06 Nga VNA

Tritol biznesit në Kamëz/ Gjykata liron ish-policin Jeton Lami

Ndaje në Whatsapp
Tritol biznesit në Kamëz/ Gjykata liron ish-policin Jeton Lami

Ish-polici Jeton Lami, i cili shoqëroi Ervis Martinajn në arrati, përpara se mbreti i kumarit të zhdukej pa gjurmë në 2022, u dërgua në arrest shtëpie, ndonëse kishte dyshime të forta se shkatërroi me tritol restorantin Perla e Detit në Kamëz, me qëllim që të shtrëngonin pronarin të paguante një gjobë prej 500 mijë eurosh.

Vendimi u mor këtë të mërkurë gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë. Për Florin Domin u caktua masa e arrestit në shtëpi. Domi ofroi edhe garanci pasurore prej 6 milion lekësh të vjetra dhe në rast se shuma depozitohet, do t’i ndryshojë masa e sigurisë për shkak të rrethanave familjare.

I vetmi që mbeti në arrest me burg ishte Flogert Mëzhika– iu caktua masa e arrestit me burg. Ervis Lami vijon të jetë në kërkim, si truri i një grupi kriminal që i vë gjoba biznesmenëve, ndërsa dyshohet për vrasje e zhdukje të personave të ndryshëm.

NJOFTIM PËR SHTYP

Referuar interesit të shfaqur nga disa gazetarë, komunikohet informacioni zyrtar në vijim:

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, mori në shqyrtim kërkësn e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për Vleftësimin e arrestit dhe Caktimin e masës së sigurimit ndaj personave nën hetim J.L, F.M.,F.D.,

Gjykata, me vendimin e saj, të arsyetuar në mënyrë të përmbledhur, ditën e sotme, pasi ka dëgjuar palët e pranishme në seancë, si dhe ka shqyrtuar të gjitha faktet, të dhënat, shpjegimet, qëndrimet, si dhe provat e paraqitura nga palët.

VENDOSI:

Praninim pjessërisht të kërkesave të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Pergjithshëm Tiranë.

Vleftësimin si te paligjshëm të ndalimit të shtetasve J. L., F. M. dhe F. D., të dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 152/1 e 25 i Kodit Penal dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’, kryer ne bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/b/1 e 25 i Kodit Penal.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” ndaj shtetasit J. L. të parashikuar nga neni 232 pika 1, gërma d., dhe neni 237 i Kodit të Procedurës Penale duke qëndruar personi i arrestuar në banesën .ne pronësi të ndodhur ., me adrese ruga “ . ”.

Caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj shtetasit F. M. të parashikuar nga neni 232 pika 1, gërma dh., dhe neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Caktimin ndaj shtetasit F. D. të masës së sigurimit personal “Garancia pasurore”, në shumën 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë, e cila do te paguhet brenda datës 22.11.2025 ne nje nga bankat e nivelit të dytë dhe atë të “Detyrimi për t'u paraqitur policinë gjyqësore", të parashikuara nga neni 232 pika 1, gërma b.) dhe c.), neni 234 dhe 236 i Kodit të Procedurës Penale.

Deri në pagimin e garancisë personi nën hetim F. D. do të qëndrojë në masë sigurimi personal “Arrest në shtepi”, të parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale.

Urdhërohet Policia Gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit tē Juridiksionit te Përgjithshëm Tirane brenda 5 ditëve nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

U shpall në Tirane sot më datë 19.11.2025.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme