Kronika 17 December 2025, 09:39 Nga VNA

Tre raste të tregtimit të paligjshëm të lëndëve piroteknike, dy të arrestuar

Ndaje në Whatsapp
Tre raste të tregtimit të paligjshëm të lëndëve

Tre raste të tregtimit të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike janë evidentuar në Tiranë, ku si rezultat dy persona janë arrestuar dhe një tjetër po hetohet në gjendje të lirë.

Sipas të dhënave zyrtare, në pranga ka rënë H. Z., 22 vjeç, teksa gjatë kontrollit në automjetin dhe banesën e tij u gjet një sasi e konsiderueshme lëndësh piroteknike, si edhe veshje të dyshuara të kontrabanduara. Materialet janë sekuestruar si prova.

Po ashtu, është arrestuar edhe D. Q., 22 vjeç, pasi nga kontrollet në automjet dhe banesë iu gjetën lëndë të ndryshme piroteknike.

Ndërkohë, ndaj R. H., 45 vjeç, pronar i një marketi në rrugën “Frosina Plaku”, ka nisur procedim penal, pasi gjatë kontrollit në ambientet e biznesit iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar plasëse.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme