Kronika 14 April 2026, 20:39 Nga VNA

Tre orë luftë me flakët në Tiranë. Zjarri përpin pallatin, ndërsa institucionet premtojnë hetime dhe “masa ekstreme”

Ndaje në Whatsapp
Tre orë luftë me flakët në Tiranë. Zjarri përpin

Lufta me zjarrin tek kompleksi pallateve tek Farmacia 10, vijon prej 3 orësh dhe vatra ende nuk është fikur. Makina të shumta zjarrfikëse, forca policie janë në vendin e ngjarjes. 2 helikopterë Cougar në misione nga ajri, 8 zjarrfikëse, ku 6 nga emergjencat dhe 50 persona nga ushtria dhe emergjencat civile janë të përfshirë në këtë operacion.

Zjarri ka nisur nga një market në katin e parë dhe më pas ka përpirë të gjithë pallatin duke shkaktuar dëme të shumta.

Në vendin e ngjarjes ishte dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita. Në fjalën e tij, Hita tha se do të kryhen të gjitha hetimet për të kuptuar shkaqet e zjarrit dhe u shpreh se do të ketë masa ekstreme.

“Akoma nuk janë kontrolluar të gjitha apartamentet. Po grumbullojmë gjithë provat e nevojshme. Do marrim gjithë kamerat e sigurisë dhe do kryejmë gjithë procedurat hetimore. Dhe nëse zjarri ka ardhur nga persona të jashtëm, patjetër që do ketë edhe masa ekstreme”, tha kryepolici Skënder Hita.

Drejtori i zjarrfikëses së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj tha se zjarri është lokalizuar ndërkohë që forcat zjarrfikëse janë në gatishmëri. Sipas tij, shkak për përhapjen e shpejtë të zjarrit ishte fasada e pallatit.

“Fasada ndihmoi përhapjen e flakëve në të gjithë objektin. Jemi duke punuar në të dyja faqet e objektit me autoshkalla ndërkohë që brenda objektit ndodhet një grup që po punon për shuarjen e vatrës së zjarrit. Paralelisht jemi angazhuar me të gjithë forcat e mjetet për të izoluar vatrën e zjarrit. Për momentin kemi izoluar vatrën e zjarrit brenda një seksioni dhe nuk ka rrezik prekja e seksioneve të tjera”.

11 persona kanë mbetur të dëmtuar në total. Midis tyre ka qytetarë por dhe forca zjarrfikëse. 1 ka pësuar djegie dhe është dërguar tek djegiet plastike në QSUT, 1 në urgjencë dhe 5 te toksologjia.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme