Kronika 20 August 2025, 17:54 Nga VNA

Tre aksidente në punë brenda 24 orëve, një i vdekur dhe dy të lënduar

Ndaje në Whatsapp
Tre aksidente në punë brenda 24 orëve, një i vdekur dhe dy

Një 68-vjeçar humbi jetën pas dëmtimeve të marra gjatë punës në kantierin e ndërtimit të ujësjellësit të Bllacës në Bulqizë, ndërsa në Tiranë u plagosën dy punëtorë të tjerë ndërtimi.

Një aksident me pasojë vdekjen u regjistrua në kantierin e ndërtimit të kanalit për ujëmbledhësin e Bllacës në Bulqizë. Policia njofton se gjatë punës është dëmtuar rëndë mekaniku Azem Picari, 68 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë në spital.

Për ngjarjen u procedua penalisht Arjan Hoxha, 70 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i subjektit që po kryen punimet në kantier. Ai akuzohet për veprën penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Pavarësisht se kanë arritur moshën e daljes në pension, shumë të moshuar në zonat rurale dhe në sektorë si ndërtimi apo ai minerar, detyrohen të vazhdojnë punën. Kjo lidhet si me mungesën e fuqisë punëtore për shkak të emigrimit masiv dhe largimit të të rinjve, ashtu edhe me kushtet e vështira ekonomike që i shtyjnë pensionistët të punojnë për të siguruar të ardhura shtesë.

Projekti ku humbi jetën 68-vjeçari në Bulqizë ka nisur në korrik 2024 dhe parashikon që me një investim prej rreth 2 milionë euro, të mbledhë disa kanaleve ujitëse të zonës për t’i futur në rezervuarin e Bllacës. Ky rezervuar, i ndërtuar para viteve ’90, ka qenë i dëmtuar dhe jashtë funksioni për dekada, ndërsa projekti aktual synon ta rikthejë në përdorim për vaditjen e tokave bujqësore në Maqellarë dhe fshatrat përreth.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar edhe dy aksidente të tjera në vendin e punës, të ndodhura në kantierë ndërtimi pallatesh në Tiranë.

Sipas policisë, në një prej rasteve u procedua penalisht A. Ç., 46 vjeç, administrator i një firme, pasi punëtori me inicialet Q. B., 43 vjeç ra nga lartësia dhe po merr trajtim mjekësor në spital. Në një rast tjetër, nisën hetimet për E. M., 33 vjeç, përgjegjës sigurie, pasi gjatë punës u aksidentua punëtori B. H., 46 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas raportit vjetor të Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore për vitin 2024, në total u regjistruan 177 aksidente të punës, prej të cilave 33 rezultuan me humbje jete. Në vitin 2023 u raportuan 168 aksidente pune me 30 raste fatale. Sektori i ndërtimit është shfaqur si më problematik, duke përbërë 24% të aksidenteve. Kjo lidhet edhe me zhvillimin intensiv të industrisë, ku gjatë vitit u lëshuan 1,019 leje ndërtimi, sipas të dhënave të INSTAT.

Referuar të dhënave zyrtare, pas ndërtimit, sektori i minierave dhe karierave mbetet ndër më të rrezikshmit, duke përbërë rreth 18 % të aksidenteve të raportuara në vitin 2024.

Në investigimet e BIRN për këtë sektor, ka gjetur se në shumicën e aksidenteve në kantieret e ndërtimit, përgjegjësia u lihet shpesh punëtorëve viktima, ndërkohë që kompanitë përgjegjëse për kushtet e pasigurta të punës ndëshkohen kryesisht me gjoba minimale. Kjo duke krijuar një kulturë pandëshkueshmërie dhe rreziku për punëtorët./BIRN/

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme