Kronika 30 November 2025, 11:03 Nga VNA

Transportoi drogë, eksploziv dhe municion drejt Tropojës me varkë, arrestohet 29-vjeçari

Ndaje në Whatsapp

Transportoi drogë, eksploziv dhe municion drejt Tropojës me

Një 29-vjeçar nga Puka është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se transportoi me varkë drejt Tropojës lëndë narkotike, eksploziv dhe municion luftarak, me qëllim trafikimin drejt Kosovës.

Operacioni policor i koduar “Varkëtari” u organizua dhe finalizua nga shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas informacionit se një shtetas do të transportonte drejt Kosovës një sasi lëndësh narkotike dhe eksplozive.

Si rezultat i operacionit, në flagrancë u arrestua shtetasi L.P., 29 vjeç, banues në Pukë. Policia njofton se gjatë kontrollit në fshatin Dushaj, shtetasi lëvizi me automjetin tip “Volkswagen”, në të cilin kishte fshehur në bagazh: 1.2 kilogramë kanabis, 405 gram tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 metra fitil zjarrpërcjellës, municion luftarak, si dhe një sasi lekësh.

Mësohet se lëndët e sekuestruara dyshohet se ishin transportuar me varkë nëpërmjet liqenit, nga fshati Apripë, Pukë, deri në Tropojë, ku automjeti ishte parkuar me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe homologët e Kosovës, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personit që do t’i blinte këto lëndë në Kosovë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme