Kronika 3 May 2026, 15:29 Nga VNA

Tragjike në Durrës, vriten në aksident dy të mitur, një i tretë në gjendje të rëndë

Ndaje në Whatsapp
Tragjike në Durrës, vriten në aksident dy të mitur, një

 aksident tragjik ndodhi në zonën e Kënetës në Durrës. Një automjet përplasi tre fëmijë të mitur, dy prej të cilëve ndërruan jetë në vend, ndërsa i treti ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Fëmijët janë të moshës rreth 10–13 vjeç. Policia po heton rrethanat e aksidentit tragjik, ndërsa drejtuesi i automjetit është vënë në pranga. Paraprakisht ka dyshime se aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën udhëtonte drejtuesi i automjetit.

Sipas policisë, fëmijët e mitur ishin duke luajtur në trotuar kur automjeti Benz ML doli nga rruga për shkak të shpejtësisë dhe i përplasi.

Njoftimi

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme