Kronika 5 December 2025, 10:30 Nga VNA

Tragjedia në familjen Boba/ I mituri humbi jetën pas sulmit me thikë, familja largohet nga banesa në Durrës

Ndaje në Whatsapp

Tragjedia në familjen Boba/ I mituri humbi jetën pas sulmit me

Shtëpia e familjes Boba në lagjen e ish-Kënetës në Durrës qëndron e mbyllur, ndërsa pronarja e katit të parë, që ua kishte dhënë me qira tre vite më parë, është e vetmja që ndodhet aty.

Ngjarja tragjike ndodhi më 25 nëntor, kur djali i familjes, 14-vjeçari Erion Boba, u godit disa herë me thikë nga një bashkëmoshatar dhe vdiq pas 9 ditësh në spital. Asnjë anëtar i familjes nuk është kthyer në banesën me qira, dhe edhe tek gjyshërit nga ana e nënës nuk ndodhet askush, të gjithë janë ende në Tiranë.

Sipas të informacioneve, trupi i Erionit do të prehet në Bulqizë, qyteti ku familja jetonte më parë para shpërnguljes në Durrës për shkollim dhe kushte më të mira për fëmijët.

Ekspertët dhe autoritetet paralajmërojnë se krimet e përsëritura mes të miturve, shpesh të nxitura nga konflikte dhe gjuhë urrejtjeje, përbëjnë një sinjal alarmi për shtetin, shkollën, familjen dhe shoqërinë që të ndërhyjnë në mënyrë të koordinuar për të edukuar të rinjtë dhe për të zgjidhur konfliktet pa dhunë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme