Kronika 19 October 2025, 14:08 Nga VNA

Tragjedi në Maliq/ Zjarri në banesë i merr jetën nënës, dy fëmijët shpëtojnë vetëm me djegie

Ndaje në Whatsapp
Tragjedi në Maliq/ Zjarri në banesë i merr jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm, më 19 tetor, në qytetin e Maliqit, ku një banesë është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar humbjen e jetës së një gruaje. Dy fëmijët e saj kanë arritur të shpëtohen dhe janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, nëna nuk ka mundur të dalë nga banesa në kohë dhe ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit, ndërsa fëmijët kanë pësuar djegie në pjesë të ndryshme të trupit. Ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkaqet e shpërthimit të zjarrit nuk janë bërë ende të ditura. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme