Kronika 21 August 2025, 11:25 Nga VNA

Trafikanti i shpëton policisë në kufirin Kosovë–Shqipëri, braktis çantën me 21 kg drogë

Ndaje në Whatsapp
Trafikanti i shpëton policisë në kufirin

Një operacion i Policisë së Kosovës ka çuar në sekuestrimin e 21 kilogramëve drogë, ndërsa autori arriti t’i shpëtojë arrestimit duke u larguar drejt territorit shqiptar.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:30, në vijën e gjelbër kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, në zonën e Vermicës. Sipas burimeve, një person i dyshuar si trafikant droge, i cili mbante një çantë shpine, u ndesh me efektivët e njësisë antidrogë që ndodheshin në operacion dhe në veshje civile.

Në momentin që policët iu prezantuan, i dyshuari i drejtoi armën duke rrezikuar jetën e tyre. Më pas ai braktisi çantën dhe u arratis me shpejtësi drejt territorit shqiptar.

Gjatë kontrollit të çantës së lënë në vendngjarje, u gjet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike. Matjet e njësisë antidrogë konfirmuan se bëhej fjalë për rreth 21 kilogramë marihuanë.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet dhe po bashkëpunon me autoritetet shqiptare për kapjen e autorit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme