Kronika 26 November 2025, 08:27 Nga VNA

Goditet në Itali organizata që trafikoi 27 mln € kokainë me ‘Ndrangheta’, mes të arrestuarve Artur Hoxhosmani dhe 4 shqiptarë të tjerë

Ndaje në Whatsapp
Goditet në Itali organizata që trafikoi 27 mln € kokainë me

 

Shtypi italian njofton se kokaina mbërrinte nga Amerika e Jugut e fshehur në kontenierë dhe kishte si destinacion tregun e Lombardisë. Vlera e trafikut kapte mbi 27 milionë euro. Ky është përfundimi i hetimeve të Guardia di Finanza-s së Komandës Provinciale të Milanos dhe të Shërbimit Qendror të Hetimit kundër Kriminalitetit të Organizuar, që kanë ekzekutuar një urdhër ndalimi për 28 persona: 25 në burg dhe 3 në arrest shtëpie.

Sipas prokurorisë, të dyshuarit janë pjesë e një organizate kriminale të lidhur me ’Ndrangheta-n e zonës së Locride-s, e cila mbështetej nga figura të kriminalitetit shqiptar dhe ishte e angazhuar në menaxhimin e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Hetimi i bazuar në celularët me sistemin SkyECC

Hetimi është ndërtuar kryesisht mbi analizën e bisedave të zhvilluara përmes telefonave të enkriptuar SkyECC. Pika e nisjes ishte rubrika telefonike e Franco Barbaro, i konsideruar qendra e organizatës, së bashku me krahu i tij i djathtë Bruno Trimboli. Të dy mbajnë mbiemra të rëndësishëm të zonës së Locride-s, ndërsa aktivitetet e tyre janë zhvendosur prej kohësh në Lombardi, ku trafiku i kokainës gjeneron fitime milionëshe për klanet.

Roli i “kambistit” kinez

Mes të arrestuarve është edhe një shtetas kinez i akuzuar për pastrim parash. Sipas prokurorit të Milanos, Marcello Viola, ai vepronte si kambist, duke i lejuar organizatës të paguante furnizimet e drogës përmes sistemit informal të kompensimit financiar të njohur si “fei eh ’ien”, një metodë që lejon qarkullimin e kapitalit pa kaluar nga kanalet zyrtare.

Boshti Kalabri–Lombardi–Kampani

Hetimi i Antimafias, i kryer nga Gico i Guardia di Finanza-s, nxori në pah një skemë komplekse marrëveshjesh mes eksponentëve të kriminalitetit kalabrez, lombard dhe kampan, me synim lehtësimin e importimit të sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut përmes kontakteve direkte me brokerë dhe furnitorë.

Rrjeti logjistik me bazë në Milano

Hetuesit identifikuan një rrjet të mirëorganizuar kriminal të rrënjosur në Lombardi, me degë operative në Gjermani, Holandë, Spanjë, Britani të Madhe, Kolumbi dhe Brazil. Grupi përdorte aplikacione komunikimi të enkriptuara dhe mbante kontakte të rregullta me trafikantë dhe ndërmjetës shqiptarë.

Droga transportohej me det në portet Livorno, Rotterdam, Gioia Tauro dhe Le Havre, duke përdorur teknikën “rip-off”, ku ngarkesat e kokainës fshihen brenda kontenierëve të ngarkesave legale.

LISTA E TË ARRESTUARVE

Në burg:
• Franco Barbaro, Platì, 1976
• Antonio Barbaro, Locri, 1984
• Giuseppe Trimboli, Locri, 1977
• Bruno Trimboli, Platì, 1976
• Rocco Violi, Milano, 1989
• Michele Portolesi, Platì, 1975
• Antonino Chindamo, Polistena, 1988
• Bartolomeo Pepè, Cinquefrondi, 1983
• Luciano Scarinci, Locri, 1984
• Marjus Aliu
• Fation Aliu
• Giuseppe Barbaro, Locri, 1986
• Ervin Bashmeta
• Giuseppe Catanzariti, Locri, 1984
• Davide Cannone, Milano, 1977
• Francesco Costa, Locri, 1979
• Kujtim Daiu
• Giuseppe Grillo, Locri, 1974
• Artur Hoxhosmani
• Giuseppe Scarfò, Polistena, 1990
• Giancarlo Tasca, Milano, 1984
• Antonio Rosario Trimboli, Locri, 1982
• Stefano Virgilio, Milano, 1991
• Yubo Xe

Arrest shtëpie:
• Francesco Biondo, Palermo, 1951
• Giuseppe Foti, Catanzaro, 1977
• Giuseppe Perre, Locri, 1997

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme