Kronika 27 September 2025, 10:08 Nga VNA

Trafik droge nga Kanadaja në Shqipëri, 22-vjeçari duke marrë 7 kg përmes postës

Ndaje në Whatsapp
Trafik droge nga Kanadaja në Shqipëri, 22-vjeçari duke

Një tentativë për trafik të lëndëve narkotike nga Kanadaja drejt Shqipërisë është zbuluar dhe goditur nga Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Kontinenti”.

Në vijim të hetimeve nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, Filialin e Qendrës Tranzite të Postës Shqiptare dhe nën drejtimin e Prokurorisë, është arrestuar në flagrancë shtetasi Orest Kutaj, 22 vjeç, banues në Shkodër.

I riu u kap në një degë postare në Vorë, në momentin që po tërhiqte një pako e cila përmbante 7 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa, me përqindje të lartë të substancës aktive THC. Nga hetimet paraprake dyshohet se droga është trafikuar nga Kanadaja drejt Shqipërisë përmes postës.

Njoftimi:

Tiranë/Operacione të njëpasnjëshme kundër trafikimit në Shqipëri, të lëndës narkotike Cannabis Sativa, me përqindje të lartë THC-je.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontinenti”. Sekuestrohen 7 kg Cannabis, trafikuar nga Kanadaja.

Kapet duke marrë pakon me lëndë narkotike, në një degë postare në Vorë, një 22-vjeçar, banues në Shkodër.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim porositësi i pakos.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe me Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, në vijim të operacioneve policore me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC-je, finalizoi operacionin “Kontinenti”.

Në kuadër të operacionit, u vu në pranga shtetasi O. K., 22 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në flagrancë, në një degë postare në Vorë, gjatë marrjes së një pakoje me 7 kg Cannabis me përqindje të lartë THC-je, të dyshuar të trafikuar nga Kanadaja.

Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni u mundësua dhe identifikimi i porositësit të pakos, shtetasit Z. M., për kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme