Kronika 24 September 2025, 14:49 Nga VNA

Trafik droge në Shqipëri, Itali dhe Zvicër, koordinatori i një grupi të strukturuar kriminal arrestohet në Fier

Ndaje në Whatsapp
Trafik droge në Shqipëri, Itali dhe Zvicër, koordinatori i

Në kuadër të operacionit “Fingerprint”, u arrestua në Fier shtetasi Edi Hoxha alias Edison Hoxha, i dyshuar si pjesëtar i një organizate kriminale në trafikun e drogës.

Hoxha akuzohet si koordinatori i një grupi të strukturuar kriminal të trafikut lëndëve narkotike, në Shqipëri, Itali dhe Zvicër, gjatë periudhës 2020-2021.

Policia e Shtetit

Operacioni “Fingerprint”, rezultat i bashkëpunimit disamujor ndërmjet Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Qarkut Antimafia Compagnia Carabinieri në Borgo San Lorenzo, Firenze dhe Zyrës së Sigurisë në Ambasadën e Italisë në Shqipëri.

Operacioni u shtri në të dyja shtetet, për kapjen dhe nxjerrjen përpara drejtësisë italiane, të pjesëtarëve të një organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike, në Shqipëri, Itali dhe Zvicër, gjatë periudhës 2020-2021.

Në kuadër të operacionit “Fingerprint”, Gjykata e Firenzes lëshoi 12 urdhra arresti, 10 prej të cilëve u ekzekutuan (9 në Itali dhe 1 në Shqipëri), ndërsa 2 shtetas u shpallën në kërkim.

Gjatë kësaj faze të operacionit “Fingerprint”, shërbimet e Drejtorisë për Hetimin e Narkotikëve në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, lokalizuan në Fier, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. H. alias E. H.,, 41 vjeç, lindur në fshatin Portëz, Fier.

Gjykata e Firences, me vendimin e vitit 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale, veprimtari e cila dënohet nga Kodi Penal i Italisë, me maksimalisht 24 vjet burgim.

Shtetasi E. H. alias E. H. akuzohet se gjatë periudhës 2020-2021, ka koordinuar veprimtarinë kriminale të një organizate të implikuar në trafikimin e lëndëve narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, në Shqipëri, Itali dhe Zvicër.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme