Kronika 20 December 2025, 13:29 Nga VNA

Tjetër përleshje mes nxënësve në Shkodër, dy grupe adoleshentësh përplasen me mjete të mprehta

Ndaje në Whatsapp

Tjetër përleshje mes nxënësve në Shkodër, dy grupe

Një tjetër incident i rëndë mes nxënësve të shkollave të mesme është regjistruar në Shkodër, duke rritur shqetësimet për sigurinë dhe përshkallëzimin e dhunës mes adoleshentëve, ku tashmë po përfshihen edhe armë të ftohta.

Ngjarja ka ndodhur të premten pas përfundimit të mësimit, kur disa nxënës nga zona e Vau Dejës kishin lënë takim për të “sqaruar” konfliktet mes tyre. Përplasja ka ndodhur pranë vendqëndrimit të furgonëve që përdoren për transportin e përditshëm të nxënësve drejt dhe nga shkolla.

Pamjet video të siguruara tregojnë se fillimisht dy grupe adoleshentësh janë përfshirë në përplasje fizike, ndërsa situata është përshkallëzuar kur njëri prej tyre është parë me një thikë në dorë, duke tentuar të sulmojë rivalët.

Fatmirësisht, nga ky incident nuk raportohet për persona të plagosur nga përdorimi i armës së ftohtë. Ndërhyrja e një gruaje ka ndikuar në ndërprerjen e konfliktit, duke shmangur pasoja më të rënda.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, por sipas burimeve ka pasur mungesë bashkëpunimi për dhënien e informacionit, si nga nxënësit e përfshirë, ashtu edhe nga drejtuesit e furgonëve që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake rezulton se konflikti kishte nisur disa ditë më parë, ndërsa vetëm një javë më herët ishte shënuar një tjetër përplasje pranë shkollës “Shejnaze Juka”, ku mbetën të plagosur dy adoleshentë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme