Kronika 29 September 2025, 12:13 Nga VNA

Tiranë/ Sekuestrohen 18 pasuri me vlerë 3 milionë euro noteres Sanja Telhallari

Ndaje në Whatsapp
Tiranë/ Sekuestrohen 18 pasuri me vlerë 3 milionë euro noteres

18 pasuri dhe asete me vlerë 3 milionë euro, të dyshuara nga burime kriminale janë sekuestruar noteres Sanja Telhallari.

Sipas policisë, 35-vjeçarja Telhallari dyshohet se i ka përfituar gjatë kryerjes së detyrës si notere në kryeqytet. 

Njoftimi: 

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Nënshkrimi”.

Sekuestrohen 18 asete me vlerë 3 milionë euro, me burime të dyshuara kriminale, që dyshohet se i ka përfituar një 35-vjeçare, gjatë kryerjes së detyrës si notere.

Asetet e sekuestruara: 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankare.

Paralelisht po kryhen veprime hetimore dhe procedurale, për të gjurmuar dhe sekuestruar pasuri të tjera të 35-vjeçares, me burime të dyshimta, si dhe për të dokumentuar me prova ligjore burimin e të ardhurave të kësaj shtetaseje.

Në kuadër të një procedimi penal, të iniciuar në Prokurorinë e Tiranës, me objekt gjurmimin e aseteve kriminale, të dyshuara të përfituara nga shtetasja S. T., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, gjatë kryerjes së detyrës si notere, Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale finalizoi operacionin “Nënshkrimi”.

Në vijim të veprimeve procedurale, të kryera në kuadër të këtij procedimi, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për ekzekutimin e 18 pasurive të 35-vjeçares, me vlerë 3 milionë euro, konkretisht 13 pasuri të paluajtshme dhe 5 llogari bankare.

Hetimet dhe veprimet operacionale, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme