Kronika 16 September 2025, 18:03 Nga VNA

Tiranë/Dhunohet një qytetar për çështje pronësie, inspektori i policisë pezullohet për mosreagim

Ndaje në Whatsapp
Tiranë/Dhunohet një qytetar për çështje

Një konflikt për motive pronësie në zonën e Freskut ka përfunduar me dhunë fizike ndaj një shtetasi, ndërsa policia ka nisur procedimet ndaj tre personave të përfshirë dhe ka pezulluar një inspektor për mosveprim.

Sipas informacioneve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin nr. 4 referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin në gjendje të lirë për shtetasit P. A., 33 vjeç dhe S. A., 52 vjeç. Ndërkohë, shtetasi S. A., 27 vjeç, është shpallur në kërkim.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme, kur shtetasi D. K. u godit me grushte nga S. A., 27 vjeç dhe kushëriri i tij P. A., pas një përplasjeje për pronësinë. Gjithashtu, dyshohet se S. A., 52 vjeç, ka kanosur D. K. nëpërmjet telefonit.

Policia është në kërkim të 27-vjeçarit dhe po punon për gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit me të cilin ai është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në lidhje me këtë ngjarje, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka pezulluar nga detyra inspektorin P. M., për mosveprim të rëndë në përmbushje të detyrës, si dhe ka urdhëruar nisjen e procedurave disiplinore ndaj tij.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit. Materialet proceduriale janë dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.

 

 

 

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme