Kronika 22 August 2025, 19:50 Nga VNA

Tiranë/ 21-vjeçari sulmohet barbarisht nga tre persona, goditet me shishe dhe i pritet një pjesë e veshit

Ndaje në Whatsapp
Tiranë/ 21-vjeçari sulmohet barbarisht nga tre persona, goditet me

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Tiranë, ku një 21-vjeçar, Marko Bega, u sulmua dhe plagos rëndë nga tre persona. Sipas njoftimeve, autorët kanë shkuar në banesën e tij dhe e kanë goditur me shishe në kokë, duke i shkaktuar dëmtime të shumta, përfshirë edhe prerjen e një pjese të veshit.

Policia njoftoi se janë arrestuar tre shtetasit e përfshirë në ngjarje: Florjan Faslia, Mentor Daja dhe Samuel Tahiraj. Sulmi ka ndodhur pas një konflikti me motive të dobëta.

Marko Bega ndodhet aktualisht në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa materiali hetimor është referuar Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” të kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë-Plagosën rëndë për motive të dobëta një 21-vjeçar, identifikohen dhe vihen në pranga 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Mihal Popi”, kishte ndodhur një konflikt gjatë të cilit ishte dëmtuar me sende të forta një shtetas, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta u identifikuan dhe u vunë në pranga shtetasit: F. F., 18 vjeç, M. D., 21 vjeç dhe S. T., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas, në rrugën “Mihal Popi” pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. B., 21 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Aktualisht, 21-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme