Kronika 10 January 2026, 13:29 Nga VNA

Theu “arrestin në shtëpi” dhe tentoi t’i vërë flakën makinës së ish-partnerit, arrestohet zyrtarja e ministrisë se Brendshme, Alma Bime

Ndaje në Whatsapp

Theu “arrestin në shtëpi” dhe tentoi t’i

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 43-vjeçaren Alma Bime, drejtoreshë e Emigracionit në Ministrinë e Brendshme.

Sipas policisë, Bime dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, si edhe ka tentuar t’i vërë flakën automjetit të ish-bashkëjetuesit të saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4., arrestuan shtetasen A. B., 43 vjeçe, pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’ si dhe ka tentuar t’i djegë automjetin ish-bashkëjetuesit;”, njofton policia.

Kujtojmë se drejtoresha e Ministrisë së Brendshme ishte shoqëruar edhe në muajin dhjetor, nën dyshimet për kanosjen e një shtetasi të huaj përmes mesazheve, si dhe për djegien e orendive shtëpiake të ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori.

Sipas burimeve, Tomori disponon një vilë trekatëshe në rrugën “Hysen Xhura”, në zonën e Kinostudios, ku prej disa kohësh kishte punësuar një shtetas të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri, i cili jetonte në katin e parë të banesës dhe kujdesej për kopshtin.

Bime dyshohet se është konfliktuar fillimisht me ish-bashkëjetuesin e saj, duke i djegur një krevat në vilë, ndërsa më pas është përfshirë në konflikt edhe me shtetasin e huaj, të cilin e ka akuzuar për bashkëpunim me Tomorin dhe e ka kërcënuar se do t’i hiqte lejen e qëndrimit.

Denoncimi në polici është bërë nga Mareglen Tomori, i cili ka paraqitur si dëshmitarë edhe punëtorin e huaj, me qëllim vërtetimin e mesazheve kërcënuese që, sipas tij, i janë dërguar nga Alma Bime.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme