Kronika 25 September 2025, 16:30 Nga VNA

Tentoi të vriste 55 vjeçarin duke e përplasur me makinë, shpallet në kërkim autori

Ndaje në Whatsapp
Tentoi të vriste 55 vjeçarin duke e përplasur me makinë,

Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur qytetin e Durrësit mbrëmjen e 24 shtatorit, ku një person ka tentuar të vrasë një 55-vjeçar duke e përplasur qëllimisht me makinë dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 19:54, në rrugën “Vala e Detit”, një automjet tip “Mercedes-Benz” ka goditur rëndë shtetasin A. K. alias B. K., 55 vjeç, banues në Durrës. Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi, duke braktisur viktimën në vendngjarje.

Forcat e Policisë Rrugore dhe strukturat e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë ndërhyrë menjëherë, duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pas veprimeve intensive hetimore, është bërë i mundur identifikimi i drejtuesit të mjetit si A. B., 40 vjeç, lindur dhe banues në Shijak.

Nga të dhënat e grumbulluara deri më tani, dyshohet se përplasja nuk ka qenë aksidentale, por një tentativë për vrasje me paramendim, e kryer përmes automjetit. Për këtë arsye, 40-vjeçari është shpallur në kërkim policor dhe ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë.

Policia e Durrësit ka nisur kërkimet për lokalizimin dhe arrestimin e autorit, si dhe për gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit të përdorur në krim. Ndërkohë, i plagosuri 55-vjeçar është dërguar fillimisht në spitalin rajonal të Durrësit dhe më pas është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme