Kronika 27 February 2026, 13:38 Nga VNA

Tentativë vrasje për hakmarrje, dënohen me nga 25 vite burg dy autorët në Fier

Ndaje në Whatsapp

Tentativë vrasje për hakmarrje, dënohen me nga 25 vite burg dy

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me 25 vite burgim shtetasit L.H. dhe M.M., për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese” në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Në përfundim të hetimit dhe gjykimit mbi procedimin penal nr. 150/2023, Prokuroria arriti të provojë se i pandehuri L.H., me qëllim hakmarrjen për vrasjen e vëllait të tij, R.H., ka bashkëpunuar me të pandehurin M.M., të cilit i ka porositur eleminimin fizik të shtetasit M.H.

Sipas hetimeve, më 30 mars 2023, rreth orës 16:00, në vendin e quajtur “Pisha”, fshati Garunjë, Lushnjë, i pandehuri M.M., pasi është informuar mbi targën e automjetit të shtetasit R.H., ka siguruar armën e zjarrit dhe ka qëlluar njëmbëdhjetë herë drejt mjetit. Nga sulmi, B.S., pasagjere në vendin e parë të makinës, ka mbetur e plagosur, ndërsa shtetasi M.H., shënjestra e sulmit, ka arritur të shpëtojë duke shtuar shpejtësinë e automjetit.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier thekson angazhimin e saj të plotë për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme