Kronika 12 February 2026, 12:41 Nga VNA

Tentativa e grabitjes së bankës në Tiranë, autori mori një shumë parash por ngeci në derë

Ndaje në Whatsapp

Tentativa e grabitjes së bankës në Tiranë, autori mori

Janë zbardhur detaje të reja nga tentativa e grabitjes së një banke të Nivelit të Dytë në zonën e ish-Parkut të autobusëve. Mësohet se autori i dyshuar, shtetasi Bardhyl Fusha, ka hyrë në bankë i armatosur, ka aksesuar një nga arkat dhe ka marrë një shumë parash, por policët privatë kanë arritur ta neutralizojnë pa arritur të dalë.

Punonjësit e shoqërisë private të ruajtjes fizike e kanë mbyllur personin në fjalë brenda derës së filialit të FIBank, duke e zënë kështu në kurth.

58-vjeçari ka tentuar të bëjë manovrën e tij, duke qëlluar një herë me armë në dysheme, por xhamat e bankës kanë qenë të blinduar, siç ndodh gjithmonë në institucione të tilla financiare.

Më pas ka qenë policia që ka bërë të mundur arrestimin e tij.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur asnjë të lënduar. Policia ndodhet aktualisht në vendin e ngjarjes.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme