Kronika 23 February 2026, 13:45 Nga VNA

Tensione në Dragostunjë pas bllokimit të rrugës, banorët përplasen me policinë

Ndaje në Whatsapp

Tensione në Dragostunjë pas bllokimit të rrugës,

Dhjetëra banorë të Dragostunjës janë përplasur verbalisht me efektivët e policisë për shkak të bllokimit të rrugës pranë zonës së njohur si Arrat e Gurrës. Banorët shprehen se bllokimi i rrugës po i izolon dhe po u krijon vështirësi serioze në përditshmëri, duke penguar qarkullimin drejt zonave të tjera.

Një pjesë e tyre kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për krijimin e një kalimi alternativ, ndërsa të tjerë kërkojnë të paktën lejimin e kalimit në këmbë për raste emergjente.

Aksi është mbyllur nga autoritetet për shkak të rrezikut të lartë nga rrëshqitjet e tokës dhe dëmtimet e konsiderueshme në infrastrukturë. Në zonë është vendosur një perimetër sigurie, me qëllim parandalimin e incidenteve të mundshme, ndërsa lëvizjet e tokës raportohen si aktive.

Nga ana tjetër, burime policore bëjnë të ditur se masat e marra synojnë ekskluzivisht garantimin e sigurisë së qytetarëve, duke qenë se zona konsiderohet me rrezik të lartë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme