Kronika 10 February 2026, 13:03 Nga VNA

Tension para Bashkisë së Durrësit/ Banorët kundër projektit TID, përplasen me këshilltarët bashkiak dhe policinë

Ndaje në Whatsapp

Tension para Bashkisë së Durrësit/ Banorët kundër

Tensione janë regjistruar paraditen e sotme para godinës së Bashkisë së Durrësit, ku banorë të prekur nga projekti TID protestuan kundër shembjes së banesave të tyre. Protesta përfundoi me ndërhyrje të forcave policore dhe shoqërimin me forcë të disa qytetarëve.

Ngjarja ndodhi para mbledhjes së Këshillit Bashkiak, e cila ishte planifikuar për orën 12:00. Një nga pikat e rendit të ditës lidhej me shpronësimet e shtëpive të banorëve, të cilat do të shemben për t’i hapur rrugë ndërtimit të unazës së qytetit.

Banorët u përplasën me zyrtarët dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak, duke shprehur pakënaqësinë e tyre dhe duke kërkuar llogari për vendimin e shpronësimeve. Situata u tensionua edhe në hyrje të Bashkisë, ku qytetarët u përballën me bllokadën e policisë bashkiake.

Nga sheshi përpara godinës, banorët i drejtoheshin kryebashkiakes Emiriana Sako me thirrje të forta: “Emiriana Sako hap derën, o hajdute”, duke kërkuar të marrin pjesë në mbledhje.

Tension para Bashkisë së Durrësit/ Banorët kundër

Banorët deklaruan për mediat se nuk ishin njoftuar më parë për prishjen e shtëpive dhe kundërshtuan vlerën e shpronësimit, duke theksuar se ajo nuk mjafton për të blerë një banesë të re. Sipas bashkisë, vlera financiare e miratuar në parim për shpronësimin është 867.776.164 lekë, duke përfshirë 131 prona private dhe shtetërore që do të preken nga projekti. Banorët kërkojnë që para prishjes së banesave t’u sigurohet një shtëpi alternative.

Ndërkohë, grupi i këshilltarëve të PS në Bashkinë Durrës vendosi të mos votojë për pikën e subvencionimit të qirave për familjet e prekura nga TID, pas protestave të banorëve. Për më tepër, grupi i shumicës vendosi që mbledhja të mos kalojë në votim pa pjesëmarrjen e këshilltarëve të opozitës.

Si rezultat, pika u shty për mbledhjen e ardhshme, duke i dhënë shpresë banorëve që banesat e tyre do të shemben nga projekti TID, por ende nuk ka një zgjidhje përfundimtare.

Kujtojmë se banorët protestojnë prej disa javësh kundër vendimeve për shpronësim në kuadër të projektit TID.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme