Kronika 28 January 2026, 14:19 Nga VNA

Tenderi për reagentët e analizave të gjakut/ Allajbeu fiton me ofertën sa 99.9% të fondit limit, skualifikohet kompania që ofroi 51 mln lekë më pak

Ndaje në Whatsapp

Tenderi për reagentët e analizave të gjakut/ Allajbeu fiton me

Qeveria vijon t’i akordojë tendera kompanisë “Evita” sh.p.k, në pronësi të biznesmenit të Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu.

Në tenderin e shpallur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara për furnizimin me materiale laboratorike që përdoren për kontrollin e gjakut dhe zbulimin e viruseve infektive, me një vlerë prej 1.6 miliardë lekësh, fitues u shpall bashkimi i operatorëve “Pegasus” sh.p.k dhe “Evita” sh.p.k.

Tenderi për reagentët e analizave të gjakut/ Allajbeu fiton me

Tenderi për reagentët e analizave të gjakut/ Allajbeu fiton me

Por për të shpallur subjektet në fjalë, Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka skualifikuar kompaninë tjetër pjesëmarrëse në garë, “Laser Med” sh.p.k, e cila kishte paraqitur ofertën më të ulët ekonomike.

Tenderi ka për qëllim furnizimin e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut me lëndë që futet në pajisje laboratorike të cilat shërbejnë për kontrollin e gjakut dhe zbulimin e viruseve infektive përpara transfuzioneve.

Oferta e paraqitur nga kompania e Klodian Allajbeut dhe ortaku i tij i hershëm, Janis Karathano, kap vlerën sa 99.9% të fondit limit dhe duke qenë 51 milionë lekë më e lartë se oferta e kompanisë tjetër në garë, e cila u skualifikua.

Tenderi për reagentët e analizave të gjakut/ Allajbeu fiton me

Në këtë mënyrë, Operatori i Blerjeve të Përqendruara, shoqëri me kapital shtetëror e krijuar nga Këshilli i Ministrave për realizimin e prokurimeve për institucionet publike, nuk ka zgjedhur ofertën më ekonomike për të kursyer 51 milionë lekë nga buxheti i shtetit për këtë prokurim.

Kjo procedurë i shtohet rasteve të tjera kur prokurimet publike realizohen pa konkurrencë reale, duke ngritur dyshime për favorizim të kompanive të caktuara.

Klodian Allajbeu dhe Janis Karathano janë ndër përfituesit më të mëdhenj të parave në shëndetësi. Ata janë ortakë edhe në një nga koncensionet më të mëdha në shëndetësi, siç është ai i Laboratorëve, me vlerë 130 milionë euro, që në total ka shkuar në 214 milionë euro. Sipas kritikëve, këto kontrata nuk ofrojnë shërbimin minimal për pacientët, ndërsa biznesmenët vijon të përfitojë tendera publikë përmes procedurave të dyshimta.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme