Kronika 18 December 2025, 11:49 Nga VNA

Tenderat e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj në GJKKO me makinë policie

Ndaje në Whatsapp
Tenderat e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj në GJKKO me makinë

Drejtoresha e AKSHIT Mirlinda Karçanaj sapo mbërriti në GJKKO për t’u njohur me masën e sigurisë arrest në shtëpi.

Në gjykatën e Posaçme kanë mbërritur dhe zv.drejtoresha e AKSHI-t Hava Delibashi, zv.drejtori për hetimin e krimit në Policinë e Tiranës, Erion Ismaili si dhe biznesmenët, Andis Papa Gëzim Hoxha dhe Rogers Rryta.

SPAK goditi një grup kriminal që vepronte në AKSH lidhur me zhvatjen e tenderave dhe shpalli në kërkim biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri.

Këta dy të fundit i shpëtuan operacionit të policisë, ndërsa akuzohen se në bashkëpunim me zyrtarë manipulojnë tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, përmes pengmarrjes apo dhunës.

“Në kuadër të veprimtarisë së “Grupit të strukturuar kriminal”, shtetasit e dyshuar kanë konsumuar veprën penale, “Konkurrencë e paligjshme përmes dhunës” dhe kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimit, kësisoj, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara, për të cilat shqyrtimi i ankimimit mund të sillte edhe ndryshimin e renditjes së listës së fituesve,” thuhet në njoftimin e SPAK.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme