Kronika 18 December 2025, 18:23 Nga VNA

Tenderat e AKSHI-t, Gjykata e Posaçme lë në “arrest shtëpie” Mirlinda Karçanajn

Ndaje në Whatsapp
Tenderat e AKSHI-t,  Gjykata e Posaçme lë në “arrest

Gjykata e Posaçme ka përfunduar shqyrtimin e masave për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, dhe zv.shefen e institucionit, duke vendosur që të dyja të qëndrojnë nën masën “Arrest Shtëpie”.

Ndërkohë, të gjitha masat e tjera të vendosura më parë nga Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda (GJKKO) mbeten në fuqi.

Masat 

Ka përfunduar në GJKKO seanca për konfirmimin e masave të sigurisë për personat e pandehur lidhur me skandalin e tenderave të AKSHI-t.

Gjykata e Posaçme ka lënë në “arrest shtëpie” drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila akuzohet për tre vepra penale shkelje të barazisë në tendera, grup të strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal.

Edhe ndaj zëvendëses së saj, Hava Delibashi rëndojnë të njëjtat akuza, dhe po ashtu ajo është lënë në “arrest shtëpie”.

Po ashtu, GJKKO la në fuqi masat ndaj të akuzuarve të tjerë. Ndaj zëvendës drejtorit të pezulluar për hetimin e Krimit në policinë e Tiranës, Erion Ismaili, SPAK ka ngritur akuzat “konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës e kryer në formën e grupit kriminal, grup të strukturuar kriminal si edhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.

Në kërkim janë dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, për të cilët është dhënë masa e “arrestit në burg”, dhe që SPAK i akuzon për 6 vepra penale: pastrim parash, shkelje e barazisë në tendera e kryer në formën e bashkëpunimit të grupit kriminal, heqje e paligjshme e lirisë, konkurrencë e paligjshme nëpërmjet dhunës, grup të strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.

Andis Papës, Gëzim Hoxhës dhe Rogers Rrytës iu është ndaluar dalja jashtë vendit dhe akuzohen për pastrim parash, grup të strukturuar kriminal si edhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal.

Sipas SPAK, këta persona, duke vepruar si grup kriminal, kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimit, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara. Dy biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri akuzohen se përmes pengmarrjes e shantazheve kanë detyruar Gerond Meçen të tërhiqej nga tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Me ndihmën e drejtueseve të AKSHI, kriteret e tenderave përshtateshin në mënyrë të tillë që fitoheshin nga kompanitë e Ermal Beqirit, ndërsa dyshohet se grupi ka pastruar miliona euro.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme